Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Training on “Sustainable community-based reintegration of Albanian nationals returning from Syria”

Dhjetor 14, 2021 @ 10:00 am - 3:00 pm

Trajnim “Mbështetja rehabilituese dhe riintegruese për personat që kthehen nga zonat e konfliktit”

IDM organizon trajnimin “Mbështetja rehabilituese dhe riintegruese për personat që kthehen nga zonat e konfliktit”, i cili do të organizohet më datë 14 dhjetor, ora 10:00-15:00, në Tiranë.

Qëllimi i trajnimit është rritja e kapaciteteve të punonjësve të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe profesionistëve të vijës së parë në lidhje me zhvillimin dhe zbatimin e proceseve rehabilituese dhe riintegruese për të kthyerit nga zonat e konfliktit. Fokusi i trajnimit do të jetë përmbajtja e Udhëzuesit për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore: Për mbështetjen në rehabilitimin dhe riintegrimin (R & R) e personave që kthehen nga zonat e konfliktit, hartuar në kuadër të programit. Ky dokument është konceptuar si një instrument praktik, i cili ofron udhëzime konkrete, ushtrime, raste studimore dhe modele pozitive të cilat orientojnë në mënyrë të qartë hapat e punës së profesionistëve përgjatë procesit të menaxhimit të rasteve dhe ofrimit të shërbimeve për të kthyerit.

Ky program po zbatohet në Shqipëri nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve dhe Qendrën e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë në Shqipëri, nën koordinimin kombëtar të Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me mbështetjen e Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF).

Sesioni i trajnimit për punonjësit e Njësive Vetë-qeverisëse targeton profesionistë të zonave të përzgjedhura. Nëse ju nuk keni marrë një ftesë për këtë aktivitet por dëshironi të merrni pjesë në të, lutemi të na kontaktoni në: [email protected]

    First Name

    Last Name

    Email (organization)

    Job Title


    Organization /Institution


    Details

    Date:
    Dhjetor 14, 2021
    Time:
    10:00 am - 3:00 pm
    Kategoria: