Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Thirrje për pjesëmarrje: TRAJNIM PËR HULUMTUES DHE OSHC 6 dhe 10 korrik | Afati për aplikim: 3 korrik

July 6, 2023 @ 8:00 am - July 10, 2023 @ 5:00 pm

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në bashkëpunim me Qendrën për Kërkim dhe Politikbërje (CRPM) dhe Qendrën Faktoje, është duke zbatuar projektin BAT Civil Society: Kapacitetet Mbikëqyrëse për Llogaridhënie dhe Transparencë Buxhetore, financuar nga Bashkimi Evropian.

BAT Civil Society synon të adresojë mungesën e llogaridhënies dhe transparencës buxhetore duke fuqizuar organizatat e shoqërisë civile, hulumtuesit dhe gazetarët e rinj përmes trajnimeve dhe financimit, si dhe të bashkëpunojë me institucionet publike për të përmirësuar praktikat e tyre mbi planifikimin, zbatimin dhe raportimin e buxhetit.

Për sa më sipër, IDM dhe CRPM organizojnë programin e trajnimit mbi transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike mbi buxhetin dhe prokurorimet publike, buxhetimin gjinor dhe buxhetimin me në qendër qytetarin.

Trajnimet janë të përshtatura për organizatat e shoqërisë civile, hulumtuesit, dhe studentët pasuniversitarë, të cilët do përftojnë njohuri dhe aftësi për të gjeneruar të dhëna dhe propozime politikash që lehtësojnë pjesëmarrjen e publikut në çështjet buxhetore. Qëllimi ynë është të fuqizojmë hulumtuesit dhe OSHC-të në nivel lokal dhe kombëtar për t’u angazhuar në mënyrë aktive në planifikimin dhe monitorimin e buxhetit të institucioneve publike.

Cikli i trajnimit do zhvillohet në datë 6 dhe 10 korrik, në platformë online.Trajnimet do zhvillohen në gjuhën angleze dhe do ofrohet përkthim në gjuhën shqipe.

Plotësoni formën për të aplikuar: https://forms.gle/z8NmchxiRhyHsjY37

Afati i fundit për aplikime është 3 korrik.

Details

Start:
July 6, 2023 @ 8:00 am
End:
July 10, 2023 @ 5:00 pm
Kategoria: