Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Ndarja e praktikave të mira në Qeverisjen Vendore për zbatimin e Planeve të Integritetit – Trajnim rajonal me bashkitë e qarqeve Vlorë, Fier, Gjirokastër | 19 tetor 2022

October 19, 2022 @ 10:00 am - 5:00 pm

Ndarja e praktikave të mira në Qeverisjen Vendore për zbatimin e Planeve të Integritetit – Trajnim rajonal me bashkitë e qarqeve Vlorë, Fier, Gjirokastër | 19 tetor 2022

Prej viti 2019, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ka asistuar 21 bashki të vendit për hartimin e Planit të Integritetit, 20[1] prej të cilave e kanë miratuar këtë dokument strategjik anti-korrupsion me vendim të Këshillit Bashkiak, duke e bërë pjesë të kuadrit të tyre të brendshëm politik. Duke ndërtuar mbi punën e bërë gjatë këtyre viteve, IDM përgjatë muajit tetor 2002 do të zhvillojë një fushatë ndërgjegjësimi me 61 bashkitë e vendit dhe aktorët e tjerë të fushës, me qëllim nxitjen e zbatimit e procesit të planifikimit të integritetit për të konsoliduar sisteme efektive të menaxhimit të integritetit në nivel vendor. Kjo nismë vjen në kuadër të projektit “Zgjerimi i praktikës standarde të planifikimit të integritetit në nivel vendor”, mbështetur nga STAR3/UNDP. Projekti STAR3 “Mbështetja dhe Avancimi i Reformave të Qeverisjes Vendore” zbatohet nga UNDP në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe pushtetin vendor dhe financohet nga Bashkimi Evropian, Qeveria e Suedisë, Qeveria e Zvicrës, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, UNDP në Shqipëri dhe Qeveria e Shqipërisë.

Aktivitetet ndërgjegjësuese të planifikuara në kuadër të kësaj fushate, synojnë një shpërndarje të përvojës së fituar në ushtrimin e hartimit të planeve të integritetit në disa bashki të vendit, praktikave të mira dhe sfidave të hasura gjatë zhvillimit të këtij procesi dhe në vijim. Këto aktivitete do të përfshijnë zhvillimin e: 4 forumeve rajonale për ndarjen e praktikave të mira dhe sfidave të hasura gjatë procesit të zhvillimit të planeve të integritetit në 6 bashkitë pilote si dhe në 14 bashkitë e tjera pjesë e këtij projekti që kanë miratuar një plan integriteti;  një konferencë kombëtare më të gjithë bashkitë e vendit; si edhe ndarjen me bashkitë e vendit të një udhëzuesi praktik për planifikimin e integritetit në nivel vendor, të hartuar në kuadër të këtij projekti si një instrument përmbledhës  dhe të përdorshëm nga punonjësit e bashkive.

Forumet rajonale me bashkitë e vendit do të zhvillohen të ndara sipas 4 rajoneve.  Ato do shërbejnë si tryeza diskutimi për të ndarë përvojën e fituar nga disa bashki të vendit për procesin e zhvillimit të planeve të integritetit.

buy strattera online buy strattera online generic

Diskutimet do të përfshijnë evidentimin e praktikave të mira si dhe për adresimin e sfidave të hasura  gjatë zbatimit të këtyre proceseve gjithëpërfshirëse në nivel bashkie.

buy aciphex online buy aciphex online generic

Në forumet rajonale do të prezantohet varianti i ripunuar i Indeksit të Integritetit të Vetëqeverisjes Vendore pas reflektimit të komenteve të mara nga bashkitë e vendit gjatë aktivitetit konsultues të zhvilluar në muajin korrik 2022.

Aktivitetet do të mbledhë ekspertë të etikës dhe integritetit, përfaqësues të nivelit drejtues të bashkive, koordinatorë dhe anëtarë të grupeve të punës të integritetit, anëtarë të Këshillave Bashkiak dhe përfaqësues të administratës etj.

Kjo fushatë ndërgjegjësuese  do të bashkërendohet me zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Anti-korrupsionin/Ministria e Drejtësisë në promovimin e planeve të integritetit në kuadër të përpjekjeve për parandalimin e korrupsionit për bashkitë si edhe Agjencinë  e Mbështetjes së Vetëqeverisjes Vendore e cila mbështet njësitë e vetëqeverisjes vendore në procesin  e zhvillimit të planeve të integritetit dhe evidenton praktika të suksesshme të këtij procesi.

[1]20 bashkitë që kanë miratuar Planin e Integritetit: Elbasan, Durrës, Patos, Mallakastër, Gjirokastër, Mat, Pogradec, Bulqizë, Belsh, Përmet, Berat, Tiranë, Lezhë, Himarë, Kukës, Kavajë, Maliq, Has, Shijak, Pukë.

buy lipitor online buy lipitor online generic

Details

Date:
October 19, 2022
Time:
10:00 am - 5:00 pm
Kategoria:

Venue

Gjirokaster
Gjirokaster, + Google Map