sqen

CfA: Praktikanti i Komunikimet [Afati i Fundit: 2 Dhjetor 2019]

Kërkesë Për Aplikime

Jeni student në fushën e PR, Komunikimit apo Gazetarisë?

Doni që të fitoni eksperiencë të çmuar ndërkohë që përmirësoni CV-në tuaj

Bëhu praktikanti ynë i ri!

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) është duke kërkuar për një student, ose të sapodiplomuar, të motivuar për të ndihmuar skuadrën tonë të komunikimit për 3 deri në 5 muaj. Në Dhjetor të këtij viti, IDM do të nis strategjinë e saj të re të komunikimit për vitet 2020-2022. Praktikanti i komunikimit do të luaj një rol thelbësor në implementimin e kësaj strategjie të re dhe kontrollin e cilësisë së produktit të komunikimeve online. Detyrat më të shpeshta do të konsistojnë në hartimin, redaktimin dhe publikimin e përmbajtjeve të ndryshme në website dhe platformat tona të medias sociale (në Shqip dhe Anglisht); hartimin e raportit të komunikimeve; dhe asistimin në përgatitjen dhe koordinimin e eventeve të IDM. Për shkak se punojmë me një skuadër të vogël, jemi duke kërkuar për një individ të motivuar i cili mund të punojë në mënyrë të pavarur dhe është i gatshëm të ndërmarrë përgjegjësi të reja.

Aftesite

  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe analitike;
  • Të jetë në dispozicion për të paktën 20 orë në javë;
  • Njohuri mbi platformat e medias sociale dhe marketingut;
  • Eksperiencë minimale në përdorimin e WordPress;
  • Eksperiencë minimale në përdorimin e Google Analytics dhe Facebook/Twitter analytics;
  • Zotërim shumë i mirë i gjuhës Shqipe dhe Angleze në të folur dhe në të shkruar;
  • Interes në çështjet e qeverisjes, demokratizimit dhe sigurisë.

Nëse jeni të interesuar që të bëheni pjesë e skuadrës tonë, ju lutemi dërgoni një e-mail që të përmbajë CV-në tuaj dhe një letër të shkurtër motivimi (në anglisht, maksimumi 1 faqe A4) përpara datës 2 Dhjetor 2019 në adresën: lvrugtman@idmalbania.org

*Ju lutemi të keni parasysh se Internship-et në IDM janë pa pagesë dhe se ne nuk e kemi mundësinë për t’ju ndihmuar me procedurat e aplikimit për vizë. Qytetarët e BE të cilët dëshirojnë të aplikojnë mund të qëndrojnë në Shqipëri deri në 90 ditë pa vizë dhe ata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri në 1 vit.

P.s. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.