Skip to content Skip to footer

Axhenda Rinore për Veprim (YAFA)

Departament: RDC
Kohëzgjatja1 Shtator 2013 deri  30 Gusht 2014
Përshkrimi i Projektit: 

Objektivi i përgjithshëm i projektit është inkurajimi i diskursit rinor për përfshirjen aktive në zhvillimet sociale dhe të hartimit të politikave me rëndësi për komunitetet e tyre dhe për shoqërinë në tërësi përmes përmirësimit të kanaleve të komunikimit dhe rritjes së kapaciteteve.

Objektivat specifike të projektit janë:

  • Zhvillimi i shkëmbimit dhe partneriteteve të forta ndërmjet nismave rinore kyce, organizatave dhe individëve në zonat e targetuara;
  • Ndërtimi i kapaciteteve dhe aftësive të të rinjve për të rritur diskursin rinor për përfshirjen aktive në zhvillimet sociale dhe të politikave.

Pas përfundimit të projektit, rezultatet e arritura janë:

  • Rezultati 1 – Nismat dhe organizatat rinore  si dhe studentët rritën shkëmbimin dhe partneritetet veçanërisht për temat që i përkasin politikave rinore në zonat e targetuara.
  • Rezultati 2 – U rritën kapacitetet dhe aftësitë e të rinjve studentë/të diplomuar, individëve dhe anëtarëve të organizatave rinore në zonat e targetuara, për angazhimin në diskursin e politikave, aktivizmin rinor dhe për komunikimin me publikun nëpërmjet teknologjisë moderne (mediat sociale, video, të dhëna të paraqitura në grafikë interaktive; etj.).
  • Rezultati 3 – Publikimi i Buletinit “Politika sipas të  rinjve”

Ndër aktivitetet kryesore në kuadër të këtij projekti është  krijimi i një databaze të organizatave rinore që ushtrojnë veprimtarinë e tyre nëpër Shqipëri.

Shënim:
Ky projekt u financua nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokracinë, përmes Marrëveshjes së Grantit. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe nuk pasqyrojnë medoemos ato të Departamentit të Shtetit.

 

Emblem of the United States Embassy in Albania     Flag of the United States of America