Skip to content Skip to footer

PODCAST| Cikli spiral i bashkëpunimit të “trekëndëshit” – një inovacion për një qasje të qëndrueshme në luftën kundër krimit në nivel vendor

Janar 2021- Në këtë podcast, Sotiraq Hroni, Drejtori Ekzekutiv i IDM-së diskuton për një nismë novatore në Shqipëri, e cila ka si synim të nxisi bashkëpunimin e autoritete vendore dhe te ofrojë një qasje të qëndrueshme në luftën kundër krimit në vend. Kjo nismë synon bashkërendimin e punës së Bashkisë, Prokurorisë së rrethit dhe Policisë për të diskutuar problemet dhe mundësuar zgjidhje për kërcënimet e sigurisë në nivel vendor. Fatjona Mejdini, koordinatore rajonale per “Global Initiative against Transnational Organized Crime” moderon këtë diskutim.

 

Për më shumë informacioni lexoni Buletinin Nr. 8 “Integritet-Llogaridhënie-Partneritet”: https://idmalbania.org/newsletter-integrity-accountability-partnership-1/

Ky Podcast u realizua në kuadër të Projektit “Ndërtimi i integritetit për përmirësimin e performancës dhe qëndrueshmërisë së anti-korrupsionit në Policinë e Shtetit në Shqipëri” projekt i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës. Çdo qëndrim apo opinion i shprehur në këtë podcast është pjesëmarrësve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë Holandeze.