Anila Salianji është menaxhere e projektit “SMART Balkans” dhe një hulumtuese e re që punon në fushën e qeverisjes, transparencës dhe antikorrupsionit. Ajo është e angazhuar prej disa vitesh në sektorin e shoqërisë civile, duke kontribuar në projekte të ndryshme që kanë në fokus të rinjtë, sistemin arsimor dhe menaxhimin e financave publike.
Para se t’i bashkohej skuadrës të IDM-së, Anila ka qenë asistente kërkimesh në Qendrën Shqiptare për Kërkime Ekonomike dhe Analiste e Politikave Publike në fushën e ekonomisë dhe financës në organizatën Qëndresa Qytetare.
Ajo është diplomuar në Financë, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe ka përfunduar me sukses disa kurse për Studime Evropiane dhe Integrim e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Anila zotëron gjuhën amtare shqipe, flet rrjedhshëm anglisht dhe ka njohuri bazike në frëngjisht.