Skip to content Skip to footer

Fjona Dhëmbo

Oficere Komunikimi

Address: Shenasi Dishnica, Nd. 35, H. 1, 1017, Tirana, Albania

Fjona Dhëmbo punon si Oficere Komunikimi për vizibilitetin dhe komunikimin online.

Përpara se t’i bashkohej skuadrës IDM, puna e saj ka qenë e fokusuar kryesisht në dizajnin grafik dhe menaxhimin e rrjeteve sociale. Ajo ka punuar për agjencinë e marketingut dhe printimit Drone Advertising dhe kompani të tjera të mëdha biznesi, përfshirë start-up-et e saj, në dizajn grafik, komunikim dhe marketing. Gjithashtu ka qenë e përfshirë në organizata joqeveritare në realizimin e punëve kërkimore në terren dhe përpunimin e të dhënave.

Fjona është diplomuar në sistemin bachelor për Informatikë-Ekonomike, në Universitetin e Tiranës dh mban titullin Master Shkencor në Sisteme Informacioni në Ekonomi. Ajo ka ndjekur dhe përfunduar me sukses kurse në dizajn grafik, menaxhimin e rrjeteve sociale dhe vetë-zhvillim.

Fjona zotëron gjuhën amtare shqipe, flet rrjedhshëm anglisht, ka njohuri mesatare në italisht dhe njohuri bazë në spanjisht.