sqen

PERCEPTIMET MBI KËRCËNIMET NË HAPËSIRËN E OSBE

Departmenti: CESA

Kohëzgjatja: Tetor 2013- Prill 2014

Përshkrimi i Projektit: 

Objektivi kryesor i këtij projekti është të analizojë dhe krahasojë perceptimet e 18 qeverive të shteteve pjesëmarrëse në OSBE mbi kërcënimet. Ai synon të adresojë një spektër të gjerë perceptimesh mbi kërcënimet bazuar në 18 raporte të vendeve pjesëmarrëse të hartuara nga Rrjeti i Think Tank-eve dhe Instituteve Akademike të OSBE. Analiza e perceptimeve të aktorëve kryesorë mbi kërcënimet bazohet në 2 kategori kërcënimesh: kërcënime ushtarake dhe ndërshtetërore.

Në kuadër të këtij projekti, identifikimi i perceptimeve mbi kërcënimet do të kontribuoje në krijimin e një një kuadri solid për diskutime të mëtejshme përbrenda OSBE. Mbi këtë bazë, studimi i titulluar “Perceptimet mbi kërcënimet në hapësirën e OSBE” krahason perceptimet kryesore të shteteve për të identifiuar të përbashkëtat dhe divergjencat; si dhe do të mund të shërbej si një dokument informues për procesin Helsinki+ 40 e OSBE.