sqen

Konferencë për shtyp: Gjetjet paraprake të Sondazhit “Besimi në Qeveri 2014”

10 Dhjetor 2014 – Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim prezantoi sot në një konferencë për shtyp gjetjet paraprake të Sondazhit “Besimi në Qeveri 2014”. Ky sondazh synon të eksplorojë nivelin e besimit publik ndaj institucioneve qeverisëse, si dhe qëndrimet e qytetarëve ndaj performancës se institucioneve publike dhe ofrimit të shërbimeve.
Sondazhi u zhvillua në tetor 2014, në kuadër të projektit “Advokim për Qeversije të Hapur, një projekt rajonal mbështetur nga Bashkimi Evopian dhe zhvillimi i Sondazhit u mbështet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri. Ju mund të konsultoni gjetjet në dokumentin bashkangjitur. Factsheet_besimineqeveri2014

IMG_2128.jpg Press Conf OGP