sqen

Fuqizimi ekonomik i gruas në qarkun e Shkodrës e Lezhës përmes ngritjes së kapaciteteve mbi grupimet ekonomike

Departament: LGID
When: 15 March, 2014 to 15 Nëntor, 2014

Objektivi i përgjithshëm

Projekti synon të forcojë rritjen ekonomike të gruas në Shkodër e Lezhë përmes ngritjes së kapaciteteve mbi grupimet ekonomike.

Objektivat

1.    Përgatitja e një guidë gjithëpërfshirëse për ngritjen e nismave të grupimeve ekonomike të grave në qarqet Shkodër dhe Lezhë

2.    Rritja e kapaciteteve të menaxherëve të institucioneve publike mbi nismat e grupimeve ekonomike

Rezultatet

1.    Projekti do të përgatisë një udhëzues gjithëpërfshirës  mbi “Zhvillimin e Nismave të Grupimeve Ekonomike të Grave në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës”;

2.    Ngritje e kapaciteteve për 120 persona nga qarqet Shkodër dhe Lezhë;

3.    Hartimi i një dokumenti strategjik për nxitjen e grupimeve ekonomike nga Agjencitë e Zhvillimit Ekonomik Vendor;

4.    Aktorë rajonalë dhe kombëtarë të informuar mbi qasjen e grupimit ekonomik.

Aktivitetet

1.1.        Kryerja e një analize të mjedisit aktual të biznesit me rëndësi për zhvillimin e grupimeve ekonomike të grave;

1.2.        Përgatitja e një harte të grupimeve ekonomike të mundshme të grave sipas sektorëve dhe qarqeve;

1.3.        Përgatitja e një guidë gjithëpërfshirëse mbi hapat konkretë të ngritjes dhe funksionimit të grupimeve ekonomike të grave;

1.4.        Dy seminare (dy seminare që zgjasin 1 ditë secili me 30 pjesëmarrës në secilin prej tyre) do të kenë si qëllim informim të komunitetit të grave mbi grupimet ekonomike dhe përfitimet që lidhen me këtë qasje;

1.5.        Tre seminare (me 20 pjesëmarrës në secilin prej tyre) do të ofrohen kundrejt  menaxherëve të institucioneve publike dhe organizatave të interesuara që punojnë mbi barazinë gjinore dhe zhvillimin ekonomik të grave;

1.6.        Hartimi i një dokumenti strategjik për Agjencitë e Zhvillimit Ekonomik Vendor mbi nxitjen e grupimeve ekonomike të grave në qarqet Shkodër dhe Lezhë

1.7.        Konferencë Kombëtare Përmbyllëse mbi Qasjen e Grupimeve Ekonomike të Grave, mbajtur në një nga zonat e synuara të projektit.