Skip to content Skip to footer

Vlerësimi i Sistemit Kombëtar të Integritetit | Shqipëri 2023

Vlerësimi i Sistemit Kombëtar të Integritetit, një instrument i zhvilluar nga Transparency International, gërsheton hulumtimin e thelluar me pjesëmarrjen aktive të aktorëve të interesuar për të vlerësuar efektivitetin e mekanizmave kombëtarë kundër korrupsionit.

Ky raport synon të vlerësojë kuadrin institucional duke u përqëndruar në nivelet e qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies. Ai shqyrton rolet dhe strukturat qeverisëse të institucioneve të pavarura, ekzekutivit, legjislativit, gjyqësorit, medias, partive politike, organizatave të shoqërisë civile, bizneseve dhe ndërmarrjeve shtetërore, të organizuara në 15 shtylla të veçanta. Ky raport shënon vlerësimin e parë të këtij lloji të Shqipërisë që nga viti 2016.

Raporti vlerëson ecurinë e reformave të deritanishme për konsolidimin e institucioneve dhe thekson nevojën për masa të mëtejshme për të forcuar sistemin e integritetit kombëtar. Kjo përfshin rritjen e pavarësisë dhe burimeve të sektorit të drejtësisë, forcimin e ndarjes së pushteteve midis degës ekzekutive dhe legjislative, përmirësimin e mekanizmave për të ruajtur integritetin politik, garantimin e një sektori publik meritokratik, rritjen e efikasitetit të organeve mbikëqyrëse dhe fuqizimin e një shoqërie civile dhe media të pavarur.

Klikoni për të shkarkuar dokumentin në shqip

Ky raport është prodhuar në bashkëpunim me Transparency International në kuadër të nismës rajonale “EU4 Rule of Law: Citizen Engagement for Public Integrity (CEPI) in the Western Balkans and Turkey“, mbështetur nga Bashkimi Evropian.