sqen

Për një policim të efektshëm: Policimi në Komunitet, Integriteti dhe Llogaridhënia

Në kuadër të projektit “Indeksi i Integritetit të Policisë në Shqipëri”, mbështetur nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Holandës si dhe projektit “ Për rritjen e efektivitetit të policimit në komunitet në Shqipëri” mbështetur nga Qëndra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) realizoi një tryezë diskutimi më 27 prill 2016 me punonjës të Policisë së Shtetit, përfaqësues të institucioneve të qeverisjes vendore, përfaqësues nga ministritë dhe institucionet e pavarura si dhe përfaqësues nga organizatat partnere ndërkombëtare të policisë në vend si dhe të shoqërisë civile.
Qëllimi i organizimit të tryezës ishte prezantimi i studimit mbi policimin në komunitet dhe diskutimi mbi forcimin i mekanizmave te jashtem të llogaridhënies së policisë ne kuader te perpjekjeve te Policise se Shtetit per forcimin e integritetit dhe policim sa më të efektshëm.

Për këtë mund të shkarkoni studimin duke klikuar për variantin shqip dhe anglisht

Tryeza u organizua ne diktutime ne dy panele dhe me pyetje dhe diskutime të hapura nga pjesëmarrësit.

Tryeza u përshendet nga Amabasadorja e Mbretërisë së Hollandës SH.S Dewi Var De Weerd dhe nga Zv.Drejtori i Policise së Shtetit Z. Rebani Jaupi të cilët theksuan rëndësinë e implementimit të policimit në komunitet në kontekstin shqiptar si dhe përgëzuan arritjet pozitive të Policisë së Shtetit në këto vite në rritjen e besimit të komuniteteve.
Në hyrje të panelit të parë pjesëmarrësit u njohën me gjetjet e studimit “Policimi në Komunitet në
Shqipëri 2007-2015”. Më tej, në diskutim morën pjesë drejtues të lartë të policisë, përfaqësues të
pushtetit vendor, institucioni i avokatit të popullit si dhe përfaqësues nga shoqata e bashkive të
Shqipërisë të cilët diskutuan më tepër rreth problematikave dhe eksperiencave institucionale.
Pjesmarrësit e tjerë kontribuan në diskutim.

Gjetjet kryesore mbështetur ne reagimin e pjesëmarrësve në diskutim

Megjithë përpjekjet e viteve të fundit për të ndërtuar një polici me integritet dhe të udhëhequr nga filozofia e policimit në komunitet, vlerësimi i përgjithshëm i pjesëmarrësve ishte se bashkëpunimi i Policise se Shtetit me institucionet e pushtetit vendor akoma nuk ka arritur te jete një praktikë të brendësuar dhe e institucionalizur edhe pse kjo perben nje detyrim ligjor dhe objektiv strategjik.

Përfaqësuesit e policisë dhe institucioneve të pushtetit vendor theksuan nevojën për ndarjen e qartë të detyrave dhe angazhimin e plotë të të dyja palëve për të siguruar një bashkëpunim sa më efektiv.

Në diskutimet e tyre dhe në vlerësimet e studimit u konstatua se strategjitë vjetore të policimit në komunitetmbeten një praktikë formale dhe një qasje minimale ndaj implementimit të policimit në komunitet.

Pjesmarrësit vlerësuan se rastet e bashkepunimit te frutshem ndermjet PSH dhe strukturave te qeverisjes vendore rezultojne kryesisht nga dëshira dhe iniciativa e individëve të veçantë, e cila në përgjithësi është e mirëpritur, nuk garanton qendrueshmeri te proceseve.

Disa nga faktorët të cilët pjesëmarrësit theksuan se ndikojnë negativisht në bashkëpunimin mes policisë dhe aktorëve lokale, dhe për rrjedhojë shpien në një implementim jo efektiv të policimit në komunitet dhe llogaridhënie të ulët janë:

  • Strukturat ende vertikale dhe të centralizuara të policisë, trajnimet e pamjaftueshme ne nivel drejtimi dhe operativ për policimin në komunitet si dhe lëvizjet e shpeshta të inspektorëve të policisë brenda dhe jashtë institucionit, nuk kanë bërë të mundur hartimin e strategjive vjetore si instrumente efikase të parandalimit. Gjetjet tregojne se asnje institucion vendor nuk eshte perfshire ne hartimin e strategjive vendore per sigurine publike.
  • Policia e Shtetit dhe Institucionet e Qeverisjes Vendore nuk kanë angazhimin dhe motivimin e mjaftueshëm për të zgjidhur problemet e komunitetit në bashkëpunim dhe sipas kompetencave reciproke,
  • Policia e Shtetit ne nivel vendor dhe institucionet e qeverisjes vendore jane larg praktikes se raporteve te nje bashkepunimi institucional si pergjegjesi publike dhe llogarridhenieje. Nuk ka tregues te dakortesuar per te matur dhe vleresuar impaktin e punes se policise  perpara komuniteve vendore.

Duke theksuar se dhe krijimi i kulturës së integritetit në PSH ka qenë një dimension i munguar në më shumë se dy dekadat e fundit, dhe se llogaridhënia ende konsiderohet si një proces ndëshkimor dhe jo si instrument përmirësimi, është i nevojshëm miratimi i një qasje proaktive, afatgjatë dhe që të synojë krijimin e një kulture të ndryshme në PSH.

Mbështetur në gjetjet e studimit dhe diskutimit të zhvilluar në tryezë, IDM rekomandon për një rritje të efektivitetit të policimit në komunitet në Shqipëri nëpërmjet rritjes së llogaridhënies së policisë ndaj publikut dhe aktorëve lokal si instrument që i shërben rritjes së besimit dhe krijimit të partneriteteve.

IDM vlerëson qasjen e drejtuesve të PSH për të përfshirë institucionet e qeverisjes vendore në tryeza diskutimi periodike, të paktën një herë në vit, me qëllim ndarjen e roleve të qarta ndërmjet aktorëve lokalë si dhe kontrrollit të ecurisë së implementimit të strategjisë vjetore të policisë.

Nisur nga avantazhi qe ka si institucioni kryesor pergjegjes per sigurine dhe i organizuar vertikalisht rekomandojme qe PSH te jete me proaktive ne mardheniet me institucioneve vendore sidomos me keshillat bashkiake perpara te cilave te prezantoje zbatimin e strategjise vjetore te sigurise dhe propozoje strategjine per vitin ne vijim. Ky proces duhet te jete periodik, por edhe dinamik  sipas problematikave vendore ne cdo njesi te qeverisjes vendore.

Duke qene se PSH eshte institicion i organizuar vertikalisht kjo praktike mund te pergjithesohet me lehtesi dhe do te kontribuonte ne forcimin e llogaridhenies dhe besimit te publikut.

Tryeza deshmoi se praktika e llogarridhenies eshte e realizueshme dhe se inisitiva per kete mund te jete si nga lart posht, permes udhezimit apo urdherit te Drejtorit te Policise, ashtu si kunder, mund te jete nje proces dinamik nga poshte ku dretjues te ndryshem te Policise se Shtetit me inisiative mund te nxisin krijimin e modeleve te llogarridhenies publike. Keshilli bashkiak mbetet institucioni me perfaqesues i qytetareve.

polic 1 polic 2 polic 3 polic 4 polic 5 polic 6