Gjatë një fundjave të gjatë nga 17 deri më 19 tetor 2024, në Tiranë, 88 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme nga e gjithë Shqipëria u mblodhën për të diskutuar sfidat dhe prioritetet e turizmit rural dhe malor, çështjet e aftësisë së kufizuar, dhe fusha të ndryshme veprimi për t’i adresuar ato.

Qytetarët propozuan dhjetë rekomandime për secilën temë për të ndihmuar në formësimin e projektligjeve të ardhshme dhe për të informuar nismat e komisioneve parlamentare të përhershme. Rekomandimet dhe prioritetet e zhvilluara do të përfshihen në një raport për anëtarët e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, si dhe për Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Një listë e plotë rekomandimesh dhe një raport i detajuar nga Panelet Qytetare do të jetë së shpejti i disponueshëm. Raporti do të përcaktojë mënyrat për të integruar aktivitete deliberative në proceset parlamentare, duke i dhënë qytetarëve një rol më të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm në formësimin e legjislacionit që prek jetën e tyre.

Çfarë janë Panelet Qytetare?

Panelet Qytetare, një formë e procesit deliberativ, kanë fituar popullaritet në nivel kombëtar në shumë vende dhe në nivelin e BE-së, duke përfshirë qytetarët në ciklin e vendimmarrjes së politikave. Këto panele mbledhin një mostër përfaqësuese të qytetarëve të përzgjedhur rastësisht për të diskutuar çështje të rëndësishme që ndikojnë shoqërinë.

Në Shqipëri, pjesëmarrësit në Panelet Qytetare morën pjesë në diskutime në pesë grupe të vogla pune paralele dhe në seanca plenare me ekspertët. Një ekip lehtësuesish mbështet procesin. Bazuar në diskutimet, qytetarët japin rekomandime që deputetët dhe ministritë përkatëse t’i marrin parasysh kur përcaktojnë politika dhe nisma.

Nga 17 deri më 19 tetor 2024, dy grupet tematike zhvilluan rekomandime konkrete mbi çështjet kryesore që lidhen me turizmin rural dhe malor dhe aftësinë e kufizuar. Rreth 20 ekspertë të fushës dhe mbi 10 moderatorë të trajnuar lehtësuan diskutimet e pjesëmarrësve në Panelet Qytetare.

Pjesëmarrësit morën pjesë në diskutime të informuara në gjashtë seanca deliberative paralele që trajtuan temat e mëposhtme:

Panelet Qytetare ndoqën një proces me tre hapa:

  1. Njohja me çështjen – anëtarët e panelit dëgjojnë ekspertët.
  2. Diskutimi – anëtarët e panelit shqyrtojnë me kujdes atë që kanë dëgjuar, duke peshuar pro dhe kundra argumenteve të ndryshme.
  3. Vendimmarrja – anëtarët e panelit zhvillojnë rekomandime dhe/ose prioritete për veprim.

Si u përzgjidhon qytetarët?

Pjesëmarrësit në Panelet Qytetare në Shqipëri rekrutohen përmes përzgjedhjes së rastësishme nga një thirrje e hapur për shprehje interesi. Personat e interesuar plotësojnë një formular të shkurtër pjesëmarrjeje dhe kontaktohen me telefon dhe email. Për të siguruar që panelet pasqyrojnë sa më mirë përbërjen socio-demografike të vendit, merren parasysh disa karakteristika, si: gjinia, mosha, niveli i arsimit, vendndodhja gjeografike dhe profesioni.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Rritja e Ndjeshmërisë së Parlamentit ndaj Shqetësimeve të Qytetarëve”, i zbatuar nga konsorciumi IDM, AIS dhe Citizens Channel, me mbështetje financiare nga Qeveria Britanike.

Dokumente Shtesë