Skip to content Skip to footer

Thirrje për Ekspertë për zhvillimin e videove tutoriale | Afati 29 shtator 2023

Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në procedurën e tenderit te hapur “Kërkesë për ofertë” me objekt “Realizim i tre video tutorialevepër organizatën jo-qeveritare “Instituti per Demokraci dhe Ndërmjetësim” në kuadër të projektit me nr. Kontrate  RER-21/0005.

 

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në email me subjektin “Aplikim Smart Balakan-Realizim i tre video tutorialeve” deri më datë 29.09.2023, ora 17:00.  

 

IDM-Instituti per Demokraci dhe Ndërmjetësim është një organizatë jofitimprurëse ofron ekspertizë, analizë politikash, kërkim shkencor të aplikuar, dhe ndërtim kapacitetesh për aktorët kryesorë socialë për nxitjen e reformave dhe angazhimin në proceset e politikave të bazuara në evidenca.

Misioni i IDM-se është avancimi i kapaciteteve shoqërore, gjenerimi dhe ndarja e njohurive, aftësive dhe ekspertizës për një politikë-bërje gjithëpërfshirëse dhe alternativa të bazuara në evidenca në funksion të fuqizimit të demokracisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

 

Email i dorëzimit të ofertës:

[email protected]

 

Përshkrimi i shërbimit që kërkohet:

IDM është e intresuar për të kontraktuar një subjekt për realizimin e 3 videove tutoriale.

Të gjitha subjektet e interesuara që përmbushin kriteret dhe kushtet janë të ftuara të dorezojnë propozimin e tyre me email.

  1. Të plotësojë kërkesat specifike (referohu ToRs).
  2. Të jenë të regjistruar pranë QKB (në rastin e personave fizikë/juridikë).
  3. Të kenë plotësuar të gjithë detyrimet ligjore tatimore (në rastin e personave fizikë/juridikë).

 

Oferta duhet të dorëzohet me Email. Në subjektin e emailit shkruani “Aplikim Smart Balkans-Realizim i tre video tutorialeve”.

 

Në email duhet të bashkëlidhni të gjithë dokumentacionin e listuar si më poshtë:

  1. Ekstraktit mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit.
  2. ANEKS 1-Specifikimet teknike të shërbimit të kërkuar (përfshirë metodologjinë e zhvillimit të videove).
  3. ANEKS 2Propozimi financiar i ofertuesit, duhet të jetë në Lekë shqiptarë dhe duhet të përfshijë çmimet për shërbimin e listuar.
  4. Në çmimet e mësipërme duhet të përfshihen të gjitha kostot e tjera që lidhen me ofrimin e Shërbimeve.
  5. Çmimi për njësi në propozimin financiar duhet të specifikojë që TVSH-ja është e përfshirë.
  6. Çmimet e propozuara duhet të jenë të vlefshme për gjithë periudhën e kohëzgjatjes se kontratës.
  7. ANEKS 3IDM Code of Conduct (të firmosur dhe të vulosur).
  8. Curriculum vitae.
  9. Shprehja e interesit (shpjegoni se si i plotësoni kërkesat e thirrjes dhe referoni përvojat e lidhura).

 

Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

 

Për më shumë detaj referojuni ToRs bashkëlidhur. Për çdo pyetje ose sqarim mund të na shkruani në e-mail: [email protected]

Çdo përgjigje e  pyetjeve që do bëhet nga subjektet që marin pjesë në tender, do tju njoftohet të gjitha subjekteve pjesmarëse në tender.

 

Vlerësimi ofertave zhvillohet sipas pikezimit me poshte:

  • CV ose/dhe  eksperienca e kompanise – 30 %
  • Specifikimet teknike (përfshirë metodologjia) – 35%
  • Propozimi financiar-35%