Ky Buletin i shërben publikimit të eksperiencave dhe synon të sensibilizojë, nxisë debatin dhe ndikojë në ndërgjegjësimin e aktorëve për politika sa më efektive për forcimin e integritetit dhe luftën kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit. Eksperienca deri tani dëshmon se institucionet vendore si policia, bashkia dhe prokuroria kanë mbështetur plotësisht këtë qasje shumë-aktoriale. Të gjithë aktorët e tjerë vendorë, arsimi, biznesi, shoqëria civile e të tjerë e quajnë modelin si “përvojë e munguar”.
Numrat vijues të Buletinit do të mbështesin përvojat e bashkëpunimit të trekendëshit të artë (Polici-Bashki-Prokurori) edhe me shkrime të ndryshme nga praktika të mira ndërkombëtare.
Buletini do të jetë gjithashtu një përvojë e re për të gjithë lexuesit në shpalosjen e metodologjisë dhe praktikës për ndërtimin e një plani integriteti për policinë e shtetit si i pari institucion në vend që po piloton një plan të tillë.
Buletin “Integritet-Llogaridhënie-Partneritet” Nr.
1 (Nëntor 2018)
– Në Shqip
Buletin “Integritet-Llogaridhënie-Partneritet” Nr. 2 (Shkurt 2019)
– Në Shqip
Buletin “Integritet-Llogaridhënie-Partneritet” Nr. 3 (Prill 2019)
– Në Shqip
Buletin “Integritet-Llogaridhënie-Partneritet” Nr. 4 (Tetor 2019)
– Në Shqip
Numer Special|Buletin “Integritet-Llogaridhenie-Partneritet” No. 5 (Janar 2020)
– Në Shqip | Në Anglisht
Buletin “Integritet-Llogaridhënie-Partneritet” Nr. 6 (Mars 2020)
– Në Shqip
Buletin “Integritet-Llogaridhënie-Partneritet” Nr. 7 (Qershor 2020)
– Në Shqip | Në Anglisht
Buletin “Integritet-Llogaridhënie-Partneritet” Nr. 8 (Dhjetor 2020)
– Në Shqip | Në Anglisht
Buletin “Integritet-Llogaridhënie-Partneritet” Nr. 9 (Janar 2021)
– Në Shqip
Buletini është në kuadër të projektit “Ndërtimi i Integritetit dhe përmirësimi i performancës dhe qëndrueshmëria e luftës kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit” i mbështetur nga Ministria e Jashtme e Holandës.