Për të kontribuar në forcimin e integritetit të institucioneve publike, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ka zhvilluar Metodologjinë e Vlerësimit të Riskut të Integritetit për qeverisjen qendrore[1] miratuar me Urdher të Ministrit Nr. 333, date 07.10.2020. Ky është një instrument anti-korrupsion i detyrueshëm për t’u zbatuar nga institucionet qendrore që synojnë hartimin e një plani integriteti.
Një përvojë e mirë për zhvillimin e këtij instrumenti ishte edhe Metodologjia e Vlerësimit të Riskut të Integritetit për njësitë e vetëqeverisjes vendore[2], e cila u zbatua në disa bashki të vendit gjatë ngritjes së sistemeve të menaxhimit të integritetit.
Klikoni për të shkarkuar dokumentet:
[1] Në kuadër të Projektit “Forcimi i Integritetit të qeverisjes Qendrore: Plan Integriteti për Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë” mbështetur nga Projekti ISDA.
[2] MVRINJVV është hartuar në kuadër të Projektit “Forcimi i Etikës dhe Integritetit në Qeverisjen Vendore”, në kuadër të asistencës së UNDP-së nëpërmjet projektit STAR2.