Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike janë mekanizma këshillimorë të ngritura në çdo  bashki me qëllim hartimin e politikave gjithëpërfshirëse të veprimit që kontribuojnë në rritjen e sigurisë publike në nivel vendor. Praktika e deritanishme ka treguar se zbatimi efektiv i këtyre mekanizmave nga institucionet vendore ka qenë një sfidë e vazhdueshme.

Në kuadër të projektit “Riintegrimi i qëndrueshëm në komunitet i shtetasve shqiptarë të kthyer nga Siria”, mbështetur nga GCERF IDM zhvilloi një hulumtim  për të vlerësuar përvojën dhe mundësitë për funksionimin e KVSP-ve. Qëllimet e hulumtimit:

Mirëfunksionimi i këtij mekanizmi pranë bashkive jo vetëm që ndihmon në adresimin e kërcënimeve konvencionale që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe me sigurinë publike, por edhe më tej në parandalimin e fenomeneve të tjera, të tilla si radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.

Roli i  proaktiv i qytetarëve në këto mekanizma mbetet vendimtar në identifikimin dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe në rritjen e sigurisë publike të komuniteteve vendore.

Shkarkoni