Pjesemarrja-e-OSHC-ve-310x165|Pjesemarrja-e-OSHC-1
Facebook
Mail

Raport | Pjesëmarrja e Shoqërisë Civile në Vendimmarrje në Shqipëri

Një shoqëri civile aktive dhe e angazhuar, e aftë t’u kërkojë llogari institucioneve publike, të propozojë zgjidhje politikash dhe t’u mundësojë qytetarëve të ushtrojnë të drejtat e tyre, të
shprehin shqetësimet dhe të përfshihen në hartimin e politikave është i një rëndësie të jashtëzakonshme për Shqipërinë në përpjekjet e saj për të përballuar me sukses vështirësitë e integrimit evropian, zbatimin e proceseve të reformave të vazhdueshme madhore dhe në trajtimin e problematikave aktuale për llogaridhënien e qeverisjes në nivel qendror dhe vendor.

Ky studim ka si objektiv kryesor analizimin e formave dhe mekanizmave të ndërveprimit, pjesëmarrjes dhe angazhimit aktual mes institucioneve publike dhe shoqërisë civile.

Studimi e përmbush këtë objektiv duke u përqendruar në bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) me vendimmarrësit në Kuvend, me qeverinë qendrore (ministritë e linjës), njësitë e qeverisjes vendore dhe institucionet e pavarura.

Ky studim konstaton se kuadri ligjor dhe politik për të mundësuar bashkëpunimin mes institucioneve publike dhe shoqërisë civile në përgjithësi është i ngritur, por sfidat mbeten: mungesa e mekanizmave për marrjen e mendimeve dhe trajtimin e mëtejshëm të tyre; dobësia në zbatimin e kuadrit ligjor dhe bashkëpunimi formal me OSHC e me ndikim shumë të vogël.

Kliko per te lexuar raportin e plote ne Shqip dhe Anglisht.

Raport | Pjesëmarrja e Shoqërisë Civile në Vendimmarrje në Shqipëri

Etiketa: