[vc_row][vc_column icons_position=”left”][vc_single_image image=”35743″ img_size=”full”][vc_empty_space hide_on_wide=”” hide_on_desktop=”” hide_on_notebook=”” hide_on_tablet=”” hide_on_mobile=””][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column icons_position=”left”][vc_column_text]Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizon tryeza diskutimi rajonale për të prezantuar dhe diskutuar bashkërisht rezultatet e hulumtimit një vjeçar të ushtrimit të parë të anketimit deliberativ “Shqipëria n’Kuvendim” të fokusuar në angazhimin qytetar në veprimtarinë parlamentare; mbikëqyrjen parlamentare; demokracinë e brendshme të partive politike; reformën e sistemit zgjedhor; votën e diasporës; ndryshimet klimatike dhe imigrimin ekonomik të huajve ne Shqipëri. Takimet zhvillohen më 18, 19, 20 dhe 21 korrik 2022, në Elbasan, Tiranë, Shkodër, Vlorë .
Të ftuar në këtë takim do të jenë përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve vendore e grupet e tjera te interesit, komunitetin e biznesit, media, universitetet, etj.
Qëllimi i këtij takimi është njohja e aktorëve vendorë me këtë mekanizëm konsultimi publik dhe me rezultatet e hulumtimit dhe posaçërisht me qëndrimet dhe perceptimet e shqiptarëve mbi çështjet e mësipërme.
Metodologjia e anketimit deliberativ u zbatua nga IDM, me ndihmesën e Qendrës për Demokraci Deliberative pranë Universitetit të Stanford (ShBA), në kuadër të “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” (PACEP), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatuar nga NDI – Instituti Demokratik Amerikan.
Paketa e plotë të raporteve tematike (angazhimi qytetar në veprimtarinë parlamentare; mbikëqyrja parlamentare; demokracia e brendshme e partive politike; reforma e sistemit zgjedhor; vota e diasporës; ndryshimet klimatike dhe imigrimi ekonomik) dhe e raportit kryesor të këtij ushtrimi të demokracisë deliberative në Shqipëri ju lutem klikoni këtu[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]