Pas publikimit të raporteve të Monitorimit të Reformës në Administratën Publike në Shqipëri 2019/ 2020 dhe Monitorimit të Reformës në Administratën Publike në Shqipëri 2021/ 2022, ekipi i hulumtuesve të projektit WeBER 2.0 dhe ekspertë të jashtëm përgatitën dy dokumente të shkurtra politikash që ndërthurin RAP me fusha të tjera të politikave. Dokumentet e politikave trajtojnë sfidën e ofrimit të shërbimeve online në kushtet e sigurisë kibernetike dhe rëndësinë e forcimit të integritetit në administratën publike për të luftuar korrupsionin.
Kliko për të shkarkuar:
Alban Dafa “Revolucioni digjital” – vlerësimi i vendimit të qeverisë së Shqipërisë për të kaluar tek ofrimi i shërbimeve vetëm online”
Nysjola Dhoga dhe Rovena Sulstarova “Integriteti në institucionet e qeverisjes qendrore: mundësitë, sfidat dhe e ardhmja”
Dokumentet janë pjesë e projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar” WeBER 2.0, një iniciativë rajonale e zbatuar nga rrjeti Think for Europe (TEN Network) dhe e financuar nga Bashkimi Evropian dhe donatorë të tjerë.