Facebook
Mail

Udhëzues: Për monitorimin qytetar të transparencës dhe llogaridhënies për njësitë e vetёqeverisjes vendore

Mars 2021 – Qëllimi i këtij udhëzuesi është të ofrojë njohuri praktike për të  monitoruar në mënyrë objektive transparencën dhe llogaridhënien në nivelin e vetëqeverisjes vendore, duke përdorur instrumentin e matjes së Transparencës dhe Llogaridhënies (TLL). Sistemi I TLL është një instrument i zhvilluar bazuar në Modelin Standard të Programit të Transparencës  dhe synon të monitorojë dhe vlerësojë objektivisht implementimin e Programit të Transparencës në çdo bashki.

Sistemi i Matjes së Transparencës dhe  Llogaridhënies është hartuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit “Konsolidimi i Reformës Administrative dhe Territoriale – STAR 2”. Ai shoqëron Programin e Transparencës së bashkive dhe lehtëson ofrimin e dhënies së informacionit me interes publik në kohë dhe mënyrë efektive, duke kontribuar nё zbatimin e legjislacionit mbi të drejtën e informimit. Target grupi kryesor i përdoruesve të këtij udhëzuesi përfshin përfaqësuesit  e OSHC-ve, aktivistë të shoqërisë civile, zyrtarët vendor, media dhe institucione të tjera mbikëqyrëse vendore të interesuar në fushën transparencës  dhe llogaridhënies vendore.

Klikoni këtu për të shkarkuar dokumentin. 

Ky publikim është realizuar në kuadër të projektit “Monitorimi Qytetar i Transparencës dhe Llogaridhënies në nivelin e qeverisjes vendore”. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

 

Udhëzues: Për monitorimin qytetar të transparencës dhe llogaridhënies për njësitë e vetёqeverisjes vendore

Etiketa: