Skip to content Skip to footer

Takim i Grupit Kombëtar të Punës mbi Reformën në Administratën Publike mbajtur në Shqipëri | Korrik 2020

 

Tiranë, 22 Korrik 2020 – Takimi i pestë i Grupit Kombëtar të Punës (GKP) të WeBER për Shqipërinë mbi Reformën në Administratën Publike (RAP) u organizua online të mërkurën, më datë 22 Korrik 2020.  

Skuadra e projektit nga IDM shpalli se skema për instrumentin e grantit të vogël për organizatat e shoqërisë civile do të nisë në Shtator, ndjekur nga një prezantim mbi metodologjinë dhe raste studimore të konsultimeve me qytetaret, sipas shembujve që aplikohen në Bashkimin Evropian.  

Pas ndarjes së eksperiencave dhe sfidave që lidhen me zbatimin e metodave të konsultimeve publike, pjesëtarët e GKP u ftuan të diskutonin mbi prioritetet e RAP në Shqipëri. Për këtë qëllim, ata u prezantuan me platformën online të diskutimit Loomio, e cila do të lehtësojë komunikimin mes pjesëtarëve të KGP të WeBER 2.0 mbi Reformën në Administratën Publike si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë rajonal.