NWG-pic-2|NWG-pic-2-310x165|NWG-pic-2

Takim i Grupit Kombëtar të Punës mbi Reformën në Administratën Publike mbajtur në Shqipëri | Korrik 2020

 

Tiranë, 22 Korrik 2020 – Takimi i pestë i Grupit Kombëtar të Punës (GKP) të WeBER për Shqipërinë mbi Reformën në Administratën Publike (RAP) u organizua online të mërkurën, më datë 22 Korrik 2020.  

Skuadra e projektit nga IDM shpalli se skema për instrumentin e grantit të vogël për organizatat e shoqërisë civile do të nisë në Shtator, ndjekur nga një prezantim mbi metodologjinë dhe raste studimore të konsultimeve me qytetaret, sipas shembujve që aplikohen në Bashkimin Evropian.  

Pas ndarjes së eksperiencave dhe sfidave që lidhen me zbatimin e metodave të konsultimeve publike, pjesëtarët e GKP u ftuan të diskutonin mbi prioritetet e RAP në Shqipëri. Për këtë qëllim, ata u prezantuan me platformën online të diskutimit Loomio, e cila do të lehtësojë komunikimin mes pjesëtarëve të KGP të WeBER 2.0 mbi Reformën në Administratën Publike si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë rajonal.   

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Thirrje për Shprehje Interesi – Bashkohuni me Platformën Konsultative mbi Agjendën e Reformave 2024–2027 (N-CoMER)

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, të zbatuar nga TEN

Forumi Qytetar në Shqipëri: Të Formësojmë së Bashku të Ardhmen e Evropës

Nga 18 deri më 20 shtator 2026, Tirana do të mirëpresë Forumin Qytetar Shqipëri, i organizuar nga Grupi për Mbështetjen

Sesion Informues për Skemën e Granteve të Vogla “Reforma për Rritje”

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizon një sesion informues mbi Skemën e Granteve të Vogla “Reforma për Rritje”, e