Facebook
Mail

Ruajtja e Rojtarëve: Mbikëqyrja Parlamentare e Institucioneve të Pavarura në Shqipëri

Dhjetor 2021 – Në këtë dokument, argumentojmë se Parlamenti i Shqipërisë, në cilësinë e tij si mbikëqyrës i ekzekutivit dhe institucioneve të pavarura, duhet të luajë një rol më aktiv duke i ushtuar presion ekzekutivit për t’iu përgjigjur rekomandimeve të nxjerra nga institucionet e pavarura që kontribuojnë në qeverisjen e mirë dhe mbrojtjen e interesit publik.

Për të shqyrtuar me imtësi marrëdhëniet mes Parlamentit dhe institucioneve të pavarura do të ishte e dobishme që fillimisht të bëhej dallimi mes (1) zbatimit të rekomandimeve të nxjerra nga institucionet e pavarura për ekzekutivin; dhe (2) zbatimit të rekomandimeve të nxjerra nga Parlamenti për institucionet e pavarura.

Hulumtimi ynë përfshin kryesisht periudhën pas krijimit të mekanizmit të përbashkët ndërinstitucional dhe përqendrohet në një kampion prej katër nga 21 institucione të pavarura në Shqipëri. Institucionet e zgjedhura janë Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), Avokati i Popullit, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDHP) dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD). U zgjodhën këto institucione të pavarura, sepse ato mbulojnë fusha të rëndësishme me interes publik, si menaxhimi i financave publike dhe të drejtat e njeriut. Këto institucione janë edhe nga më të konsoliduarat dhe më pranë publikut, duke qenë se rekomandimet apo raportet e tyre shpesh i komunikohen publikut nëpërmjet medias.

Klikoni për të shkarkuar dokumentin e politikave në anglisht dhe shqip.

 Ky dokument u përgatit nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, me mbështetjen e Fondacionit Hanns Seidel Shqipëri. Çdo qëndrim apo opinion i shprehur në këtë projekt është i organizatës zbatuese dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Fondacionit.

Ruajtja e Rojtarëve: Mbikëqyrja Parlamentare e Institucioneve të Pavarura në Shqipëri

Etiketa: