Janar 2021 – Ku dokument rekomandimesh paraqet një set rekomandimesh në mbështetje të gjetjeve të projektit “Ndërtimi i integritetit për përmirësimin e performancës dhe qëndrueshmëria e luftës kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit në Shqipëri” i mbështetur nga Ambasada e Vendeve të Ulëta në Shqipëri. Dokumenti vjen si rezultat i një procesi të gjatë pune disa vjeçare dhe është konceptuar të jetë si udhëzues për autoritet publike vendimmarrëse në miratimin e politikave për forcimin e integritetit të Policisë së Shtetit. Rekomandimet e paraqitura janë përmbyllëse të sugjerimeve dhe diskutimeve të kryera me punonjësit e
policisë gjatë aktiviteteve të ndryshme për komponentë të veçantë të projektit. Në këtë kuadër, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim realizoi disa tryeza diskutimi me punonjës police me grada dhe nivele të ndryshme për çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e mekanizmave të integritetit dhe etikës policore. Këto tryeza diskutimi u zhvilluan përgjatë periudhës korrik 2019-janar 2021 dhe prodhuan një bazë të dhënash të plotë mbi integritetin policor, mbi luftën antikorrupsion në Policinë e Shtetit dhe sfida të tjera të polici të tilla: etika, performanca, e të tjerë mekanizma të integritetit. 

Klikoni për të shkarkuar dokumentin e rekomandimeve në anglisht and shqip

Ky dokument rekomandimesh u realizua në kuadër të projektit: “Ndërtimi i Integritetit për përmirësimin e performancës dhe qëndrueshmëria e luftës kundër korrupsionit në Policinë e Shtetit në Shqipëri” i cili mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë se Vendeve të Ulëta. Objektivat, zbatimi i plotë dhe rezultatet e këtij projekti janë përgjegjësi e organizatës zbatuese – Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
Qëndrimet apo opinionet e shprehura në këtë dokument janë të aktorëve të përfshirë në zbatimin e projektit dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë Holandeze.