Ky punim kërkimor analizon Institucionet e Pavarura të Mbikëqyrjes (IPM) në Shqipëri.
IPM-të përfshijnë institucionet të cilat krijohen nga Kuvendi dhe që raportojnë përpara tij. Ato përbëjnë një pjesë kryesore të qeverisjes demokratike të sektorit të sigurisë.
Së bashku me pushtetin ekzekutiv, legjislativin dhe gjyqësorin IPM-të kontribuojnë për të mbajtur sektorin e sigurisë të përgjegjshëm kundrejt përfaqësuesve civilë të zgjedhur.