Facebook
Mail

Studim: Ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri | Nëntor 2018

 Studim: “Ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri: Vlerësim kombëtar i nxitësve, formave dhe rreziqeve”

Nëntor 2018 – Tre vjet pas vlerësimit të parë të fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri (Radikalizmi fetar dhe ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, 2015), IDM ka analizuar edhe një herë situatën duke bërë një vlerësim të gjithanshëm të nxitësve dhe faktorëve të tjerë që çojnë apo mundësojnë ekstremizmin e dhunshëm në nivel kombëtar.

Ky studim vjen në një kohë kur ndjeshmëria për ekstremizmin e dhunshëm është më e lartë, përfshirja e aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë është më aktive dhe komunitetet fetare janë më vigjilente. Po ashtu, edhe publiku është më i ndërgjegjshëm për kërcënimet dhe rreziqet dhe për vetë ekzistencën e ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri, ndonëse me një intensitet shumë më të vogël se në disa vende fqinje. Më e rëndësishmja, mjedisi shqiptar i marrëdhënieve institucionale dhe shoqërore në lidhje me luftën kundër ekstremizmit fetar zhvillohet në një kontekst që ka mishëruar tolerancën dhe bashkëjetesën fetare si një nga vlerat më të rëndësishme të shoqërisë dhe traditave qytetare që gëzojnë mbështetje pothuajse unanime tek shqiptarët.

Klikoni me poshtë për të shkarkuar studimin në anglisht dhe shqip. 

Violent Extremism in Albania

Ekstremizmi i Dhunshëm në Shqipëri
 

 

 

Publikime të Ngjashme