Respektimi i të drejtave në punë në Shqipëri është ende larg standardeve ndërkombëtare. Angazhimi i organizatave sindikale për të adresuar sfidat e punësimit mbetet rastësor, i dobët ose në disa raste inekzistent. Dialogu social nuk ka qenë i frytshëm për të përmbushur objektivate ILO-s dhe plotësimin e aspiratave të shqiptarëve për mundësi të barabarta për një punë të denjë në kushte lirie, barazie, sigurie dhe dinjiteti njerëzor.
Në këtë kontekst, qëllimi i këtij studimi është të vlerësojë gjendjen aktuale të dialogut social dhe kushteve të tij mundësuese në nivel kombëtar dhe lokal, në kuadër të promovimit të Programit të Punës së Denjë në Shqipëri. Shqipërisë i duhet të kalojë në një rrugë të gjatë për të arritur një dialog social efektiv, i cili kontribuon në përmbushjen e Agjendës së Punës së Denjë të cilin Shqipëria si shtet anëtar i ILO-s e ka adoptuar me unanimitet. Gjetja e mënyrave të reja për fuqizimin e punëtorëve dhe angazhimine aktorëve të tjerë të shoqërisë civile për të qenë aktivë në promovimin e dialogut social dhe adresimin e sfidave të punësimit në vend është e nevojshme. Kjo do të jetë një rrugë e gjatë, por është koha e duhur për të ndërmarrë një qasje të re.
Anglisht
Shqip