Perceptimi publik për ofrimin e shërbimeve në Ballkanin Perëndimor është në rritje
Tetor 2020- Rezultatet e anketimit të perceptimit publik për dhënien e shërbimeve administrative tregojnë se qeveritë e Ballkanit Perëndimor po përpiqen të përparojnë drejt shërbimeve të digjitalizuara dhe të orientuara drejt qytetarëve.[1] Anketimet e këtij viti tregojnë se të gjitha shtetet e rajonit janë ose duke bërë progres, ose kanë mbetur në të njëjtin nivel të raportuar në Monitorimin e parë të Reformës në Administratën Publike (RAP) në 2017/2018.Perceptimi publik thekson nevojën për shërbime të orientuara më shumë drejt qytetarëve
Krahasuar me rezultatet e Monitorimit të mëparshëm të RAP-it, Serbia dhe Shqipëria shënojnë ndryshimet më të dukshme sa i takon perceptimit qytetar për thjeshtësinë e ndërveprimit me administratën publike (grafiku 1). Në fjalë të tjera, në këto dy shtete u shënua një rritje respektive prej 23 dhe 18 pikësh përqindjeje, ndjekur nga Mali i Zi me 14 pikë përqindjeje. Grafiku 1: % e qytetarëve të cilët mendojnë se ndërveprimi me administratën publike është thjeshtëzuar në dy vitet e fundit
Disponueshmëria e shërbimeve elektronike: më tepër dijeni, të njëjtat nivele përdorimi
Dijenia e publikut për shërbimet elektronike në vendet e Ballkanit Perëndimor është në rritje. Ndryshe nga Monitorimi i mëparshëm i RAP-it, asnjë shtet nuk regjistron vlera të vetëdijësimit nën 50%. Maksimumi i vlerës së arritur është 74% të qytetarëve, në rastin e Shqipërisë (grafiku 2). Në anën tjetër gjejmë se ka akoma shumë qytetarë të cilët nuk i përdorin këto shërbime – një e treta e qytetarëve në rajon deklarojnë se nuk i kanë përdorur kurrë ato. Për më tepër, më pak se një e treta e qytetarëve i përdorin këto shërbime rrallë ose ndonjëherë, teksa shumë prej tyre i përdorin veçse me raste. Vihet re se vetëm 10% e qytetarëve i kanë përdorur shpesh shërbimet elektronike. Grafiku 2: % e qytetarëve që deklarojnë se kanë dijeni për disponueshmërinë e shërbimeve elektronike
