Facebook
Mail

POINTPULSE “Perceptimi Publik mbi Policinë e Shtetit 2017″

Në kuadër të rrjetit rajonal POINTPULSE, IDM prezantoi rezultatet e sondazhit të opinionit publik për vitin e dytë për Shqipërinë “Perceptimi i qytetarëve mbi policinë e shtetit” të enjten, 14 shtator 2017. Ky sondazh u fokusua në këto aspekte kryesore: perceptimi dhe besimi i qytetarëve tek policia, shkalla e përhapjes së korrupsionit në polici dhe mënyrat se si mund të luftohet korrupsioni dhe kontributi i organizatave të shoqërisë civile (OShC) në përmirësimin e integritetit të policisë.

Sondazhi në Shqipëri u krye në korrik të vitit 2017 nga IPSOS Strategic Marketing.

Për hollësi mbi gjetjet e këtij raportit shkarkoni raportin në shqip dhe anglisht.
Perzantimet për këtë temë u zhvilluan njëkohësisht në Shkup, Sarajevë, Podgoricë, Beograd dhe Prishtinë nga partnerët e projektit: Analytica, Center for Security Studies, Institute Alternative, Belgrade Center for Security Policy, dhe Kosovar Center for Security Studies.
Ky aktivitet është pjesë e projektit: “Pulsi i Integritetit dhe Besueshmërisë në Polici në Ballkanin Perëndimor: POINTPULSE” që mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes “Programit për Përkrahjen e Shoqërisë Civile” në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA).

Aktivitetet e rrjetit POINTPULSE mund t’i ndiqni në: Website: www.pointpulse.net Twitter: https://twitter.com/POINTPULSEnet Facebook: https://www.facebook.com/POINTPULSEnet/

 

Tags:

Ballkani dhe BEBashkëpunimi RajonalHapësira civileIntegritetiKundër korrupsionitQeverisjaSiguria

Related Publications