Në kuadër të fuqizimit të demokracisë në vendimmarrjen vendore në Bashkinë Shijak përmes ngritjes dhe mirëfunksionimit të Observatorit Qytetar u realizuan monitorime nga grupet e punës së observatorit me asistencën e stafit të IDM-së me qëllim nxitjen e transparencës publike, përmirësimin e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së qeverisjes vendore.
Ky raport vlerësimi për performancën e Bashksië Shijak është përgatitur nga Observatori Qytetar i Bashkisë Shijak mbështetur nga Departamenti për Qeverisje Vendore dhe Zhvillim të Integruar i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe nga Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile.