Facebook
Mail

Udhëzues Praktik: Bashkitë për të drejtën e informimit në veprim | Tetor 2018

Tetor 2018 – Ky Udhëzues synon t’i përgjigjet nevojës së dukshme të bashkive të vendit për njohuri dhe aftësi që do të mundësonin informimin dhe komunikimin me grupet e ndryshme komunitare dhe aktorë të tjerë të interesit.

Për këtë arsye, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit “Konsolidimi i Reformës Administrative dhe Territoriale – STAR 2, organizoi një Program Trajnimi tre ditor me 25 Koordinatorë të së drejtës së Informimit të bashkive të ndryshme të vendit.

Trajnimi i të mësuarit jo-formal “Bashkitë për të drejtën për informim në veprim” u zhvillua më 12-14 Shtator 2018 me synimin për të përmirësuar aftësitë e Koordinatorëve në drejtim të rritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe promovimit të transparencës dhe llogaridhënies në shërbim të publikut dhe grupeve të interesit.

Konkretisht, ky udhëzues bëhet i mundur në një kohë kur bashkive të vendit u ofrohet një Model standart i Programit të Transparencës për njësitë e qeverisjes vendore – i hartuar në përputhje me me ligjin nr.

119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” dhe i përshtatur në kontekstin e vetëqeverisjes vendore, me misionin, detyrat, funksionet dhe kompetencat e bashkisë.

 

Klikoni për të shkarkuar:

Download

Publikime të Ngjashme

Qëndrim Advokues mbi Përafrimin e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në Ballkanin Perëndimor.

Qëndrim Advokues mbi Përafrimin e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në Ballkanin Perëndimor.