Facebook
Mail

Monitorimi i Reformës në Administratën Publike për Shqipërinë 2021/2022

Në ciklin e tretë rradhazi të monitorimit, “Monitorimi RAP për Shqipërinë 2021/2022” paraqet rezultatet e monitorimit të reformës në administratën publike (RAP). Monitorimi është kryer gjatë viteve 2021-2022, nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Kuadri metodologjik i hartuar nga ekipi hulumtues WeBER gjatë cikleve të mëparshme të monitorimit (2017/2018-2021/2022) ndërthur burime të dhënash sasiore dhe cilësore. Nëpërmjet parimeve të SIGMA-s që udhëheqin punën tonë të monitorimit, ky raport synon të nxjerrë në pah perspektivën e shoqërisë civile dhe të publikut të gjerë mbi zbatimin e reformës, me fokus të veçantë tek  transparenca, llogaridhënia dhe përfshirja në politikëbërje.

Janë përdorur gjithsej 23 tregues për të matur zhvillimet e reformës në gjashtë fusha: (1) korniza strategjike për RAP-in, (2) zhvillimi dhe bashkërendimi i politikave, (3) shërbimi publik dhe miradministrimi i burimeve njerëzore, (4) llogaridhënia, (5) ofrimi i shërbimeve dhe (6) miradministrimi i financave publike. Për çdo fushë, raporti jep një vlerësim për secilin tregues, një përmbledhje të gjetjeve, si dhe rekomandime për të përmirësuar zbatimin e reformës.

Raportet e tre cikleve të monitorimit 2017-2022 për Shqipërinë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor gjenden në www.par-monitor.org

Shkarko raportin në anglisht.

Shkarko raportin në shqip.

Raporti “Monitorimi i Reformës në Administratën Publike, Shqipëri 2021/2022” është pjesë e projektit WeBER2.0, një përpjekjeje rajonale nga rrjeti Think for Europe, për të monitoruar zbatimin e reformës në administratën publike në Ballkanin Perëndimor. Ai financohet nga Bashkimi Evropian dhe donatorë të tjerë.

Publikime të Ngjashme