etika dhe integriteti-AP-02|etika dhe integriteti-AP-03
Facebook
Mail

Modul Trajnimi “Etika dhe Integriteti në Administratën Publike”

Moduli  i Trajnimit “Etika dhe Integriteti në Administratën Publike” është hartuar me qëllim trajnimin e nëpunësve publikë në institucionet publike të qeverisjes qendrore për kuadrin ligjor dhe rregullator mbi etikën dhe integritetin në administratën publike si dhe instrumentet metodikë planifikimin e integritetit. Ky modul synon të kontribuojë në përmbushje të misionit të administratës publike shqiptare për sigurimin e një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional, të bazuar në meritë, integritet moral dhe paanësi politike.

Moduli është konceptuar të ofrohet  fillimisht si “Trajnim i Trajnerëve”, në kuptim të përgatitjes së një grupi trajnerësh, të cilët më pas do të kenë mundësi që këto trajnime t’i zhvillojnë me të gjithë nëpunësit e administratës publike në institucionet e tyre.

Ky modul u pilotua në bashkëpunim me ASPA – Shkolla Shqiptare e Administratës Publike gjatë periudhës tetor 2022- shtator 2023,  certifikuan 21 Trajnerë, dhe 67 nëpunës  të institucioneve  përfituese të projektit përfituan nga ciklet e trajnimit, të cilët u certifikuan nga ASPA.

Pjesëmarrësit në trajnim përfshinë zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë,  koordinatorë të integritetit në ministri të linjës dhe institucione të varësisë së MD, zyrtarë të disa institucioneve përfituese të projektit si, Parlamenti,  Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Komisioneri për të Drejtën për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Ministria e Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes Sociale si edhe Instituti i Shëndetit Publik,

Klikoni për të shkarkuar dokumentin.

Ky publikim është realizuar në kuadër të projektit ”Forcimi i integritetit për përmirësimin e shërbimeve publike” zbatuar nga #IDMAlbania me mbështetjen financiare të Ambasadës Suedeze në Tiranë Embassy of Sweden in Tirana

Publikime të Ngjashme

Qëndrim Advokues mbi Përafrimin e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në Ballkanin Perëndimor.

Qëndrim Advokues mbi Përafrimin e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në Ballkanin Perëndimor.