Facebook
Mail

Forcimi i Integritetit Institucional: Një Rrugë për të Luftuar Korrupsionin në Administratën Publike

Forcimi i Integritetit Institucional: Një Rrugë për të Luftuar Korrupsionin në Administratën Publike

Tiranë, 30 tetor 2024

Forcimi i integritetit institucional është shumë i rëndësishëm për përpjekjet tona për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur besimin në institucionet publike. Për këtë arsye, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) zhvilloi për herë të parë, tre eksperimente sociale me punonjës të administratës publike që synuan të masin kulturën e heshtjes, tolerimin dhe raportimin e korrupsionit brenda administratës. Eksperimentet sociale u zhvilluan me rreth 70 punonjës nga institucione të ndryshme publike, përfshirë Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Komisionerin për të Drejtën për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Departamentin e Administratës Publike, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Drejtësisë dhe Institutin për Shëndetin Publik.

Eksperimentet sociale gjeneruan të dhëna për hulumtimin e kulturës së integritetit në administratën publike. Gjetjet ndihmojnë në identifikimin e nevojave specifike të punonjësve dhe sugjerohet të merren në shqyrtim  gjatë zhvillimit të strategjive efikase për promovimin e sjelljes etike dhe forcimin e integritetit në administratën publike. Disa nga rezultatet e eksperimenteve janë:

  • Punonjësit e administratës publike që kanë njohuri të thelluara në rregullat e integritetit kanë tendencë të informohen më mirë për procedurat e dyshuara për parregullsi;
  • Besnikëria ndaj grupit brenda administratës publike ndikon në tolerimin e korrupsionit nga anëtarët e këtij grupi;
  • Punonjësit e administratës publike nuk kanë besim në funksionimin e mekanizmave të brendshëm të institucionit për raportimin e veprimeve korruptive dhe sjelljeve jo-etike;
  • Faktorët kryesorë të mungesës së raportimit për veprime korruptive janë: frika e punonjësve të administratës publike për ndikimin e raportimit në marrëdhëniet e tyre te punës dhe mundësia e hakmarrjes.

Duke u fokusuar në përvojat e këtyre tri eksperimenteve sociale, synojmë të kontribuojmë përmes kërkimit innovator shkencor në zhvillimin e një kulture të re pune, të orientuar drejt etikës, transparencës dhe përgjegjshmërisë, duke kontribuar kështu në një administratë publike më të besueshme dhe të qëndrueshme.

Klikoni më poshtë për të shkarkuar raportet e plota në shqip dhe anglisht.

01 Integriteti dhe Vendimmarrja_Faktoret qe Ndikojne Sjelljen_IDM 2024

02 Besnikëria Ndaj Grupit dhe Sjelljet Jo Etike_Toleranca ndaj Korrupsionit_IDM 2024

03 Kultura e Heshtjes_Faktoret qe Ndikojne Raportimin e Korrupsionit_IDM 2024

01 Integrity and Decision-Making_Factors Affecting Behaviour_IDM 2024

02 Group Loyalty and Unethical Behaviour_Tolerance of Corruption_IDM 2024

03 The Culture of Silence_Factors Influencing Corruption Reporting_IDM 2024

Publikime të Ngjashme