Facebook
Mail

Broshurë | Përtej kufijve të shkollës për ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme | Maj 2019

Përtej kufijve të shkollës: një perspektivë për ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme

“Shkolla si qendër komunitare” përbën një instrument të rëndësishëm në forcimin e komuniteteve vendore. Ky model synon ta kthejë shkollën në vendin ku ndërtohet partneriteti institucionet qeverisëse vendore-shkollë-familje-komunitet, si një mjedis që është në shërbim dhe në bashkëveprim me komunitetin; që kontribuon në zhvillimin e të rinjve dhe angazhimin qytetar; që mbështet familjet dhe zhvillimin e komuniteteve si nga pikëpamja e sigurisë vendore ashtu dhe në atë të angazhimit të tyre në vendimmarrje dhe rritjen e demokracisë vendore.

Në këtë kontekst, IDM, me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë prej mëse një viti ka pilotuar në bashkitë e Cërrikut dhe Peqinit projektin “Përtej kufijve të shkollës drejt një komuniteti të qëndrueshëm”. Shkollat e mesme “Tomorr Sinani” dhe “Zihni Magani” tashmë kanë ndërtuar modelet e tyre të vetë-funksionimit si qendra komunitare, në thelb të të cilave qëndron bashkëpunimi ndërmjet aktorëve të shkollave përfshirë prindërit, nxënësit, stafet akademike, institucionet e qeverisjes vendore, institucionet ligj zbatuese, aktorë të shoqërisë civile dhe drejtues të grupeve rinore e komunitare.

Kjo broshurë informative ka për qëllim të ndajë praktikat e mira dhe mësimet e nxjerra nga kjo përvojë me aktorë të ngjashëm në bashki të tjera të vendit, si një mundësi e cila jo vetëm do të ndihmojë në konsolidimin e punës në këto bashki, por edhe për të motivuar aktorë të ngjashëm në bashki të tjera të vendit të përftojnë nga ky model.

Për më shumë klikoni për të shkarkuar broshurën

Publikime të Ngjashme

Qëndrim Advokues mbi Përafrimin e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në Ballkanin Perëndimor.