Forcimi i Integritetit Institucional: Një Rrugë për të Luftuar Korrupsionin në Administratën Publike
Tiranë, 30 tetor 2024
Forcimi i integritetit institucional është shumë i rëndësishëm për përpjekjet tona për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur besimin në institucionet publike. Për këtë arsye, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) zhvilloi për herë të parë, tre eksperimente sociale me punonjës të administratës publike që synuan të masin kulturën e heshtjes, tolerimin dhe raportimin e korrupsionit brenda administratës. Eksperimentet sociale u zhvilluan me rreth 70 punonjës nga institucione të ndryshme publike, përfshirë Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Komisionerin për të Drejtën për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Departamentin e Administratës Publike, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Drejtësisë dhe Institutin për Shëndetin Publik.
Eksperimentet sociale gjeneruan të dhëna për hulumtimin e kulturës së integritetit në administratën publike. Gjetjet ndihmojnë në identifikimin e nevojave specifike të punonjësve dhe sugjerohet të merren në shqyrtim gjatë zhvillimit të strategjive efikase për promovimin e sjelljes etike dhe forcimin e integritetit në administratën publike. Disa nga rezultatet e eksperimenteve janë:
Duke u fokusuar në përvojat e këtyre tri eksperimenteve sociale, synojmë të kontribuojmë përmes kërkimit innovator shkencor në zhvillimin e një kulture të re pune, të orientuar drejt etikës, transparencës dhe përgjegjshmërisë, duke kontribuar kështu në një administratë publike më të besueshme dhe të qëndrueshme.
Klikoni më poshtë për të shkarkuar raportet e plota në shqip dhe anglisht.
01 Integriteti dhe Vendimmarrja_Faktoret qe Ndikojne Sjelljen_IDM 2024
02 Besnikëria Ndaj Grupit dhe Sjelljet Jo Etike_Toleranca ndaj Korrupsionit_IDM 2024
03 Kultura e Heshtjes_Faktoret qe Ndikojne Raportimin e Korrupsionit_IDM 2024
01 Integrity and Decision-Making_Factors Affecting Behaviour_IDM 2024
02 Group Loyalty and Unethical Behaviour_Tolerance of Corruption_IDM 2024
03 The Culture of Silence_Factors Influencing Corruption Reporting_IDM 2024