Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ka nisur serinë e publikimeve në kuadër të projektit “The 3 R’s of EU Integration – Rule of Law, Resilience, and Reform”, e cila do të sjellë OP-ED-e dhe podcaste me ekspertë, studiues dhe ish-politikëbërës nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian.
Seria synon të nxisë debatin mbi të ardhmen e zgjerimit të BE-së, sundimin e ligjit dhe qëndrueshmërinë e reformave demokratike.
Publikimi i parë është OP-ED-i i Jovana Marović, ish-Zëvendëskryeministre dhe ish-Ministre e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi, i botuar në European Western Balkans.
Në artikullin “The Future of EU (Enlargement) Is Already Being Written in Montenegro”, autorja argumenton se procesi i anëtarësimit të Malit të Zi mund të shërbejë si model për raundet e ardhshme të zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke forcuar lidhjen ndërmjet reformave para anëtarësimit dhe garantimit të sundimit të ligjit edhe pas anëtarësimit.
🔗 Lexoni artikullin e plotë:
https://europeanwesternbalkans.com/2026/06/29/the-future-of-eu-enlargement-is-already-being-written-in-montenegro/