Autorët: Alban Dafa, Hulumtues mbi Qeverisjen e Sigurinë dhe Wouter Zweers, Hulumtues i Asociuar në Clingendael
Vitet e fundit, Holanda u ka dhënë zë shqetësimeve të saj në lidhje me sigurinë për sa i përket përfshirjes së shtetasve shqiptarë në krimin e organizuar në Holandë. Këto shqetësime kulmuan në një kërkesë ndaj Komisionit Evropian për të pezulluar udhëtimet pa vizë të shqiptarëve në BE.
Ky dokument politikash argumenton se përqasja aktuale holandeze nuk përfaqëson mënyrën më të mirë të adresimit të çështjeve që lidhen me krimin e organizuar, siç është trafikimi i lëndëve narkotike, që përfshijnë shtetasit shqiptarë. Dokumenti identifikon disa mangësi në të dhënat e krimit që janë përdorur për të mbështetur pozicionin holandez dhe mënyrën se si autoritetet holandeze i komunikojnë ato publikisht. Më tej, paraqet se marrëdhënie më të mëdha bilaterale përtej strukturës së aderimit në BE mund të përmirësojnë përpjekjet për luftimin efektiv të krimit të organizuar transnacional. Hapja e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë mund të ofrojë një dritare mundësish për formulimin e një agjende konstruktive bashkëpunimi përtej strukturës formale të zgjerimit të BE.
Shkarkoni këtu dokumentin e politikave (në Anglisht).
Ky dokument politikash është përgatitur në partneritet me Institutin Clingendael (Instituti Holandez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare) dhe mbështetet nga një grant i Institutit “Fondacioni Shoqëria e Hapur” në bashkëpunim me OSIFE.