IDM iu bashkua “Koalicionit për Mbrojtjen e Bilbilfryrësve të Evropës Juglindore” që u krijua gjatë takimit të zhvilluar në Beograd më 9-10 nëntor 2015. Njëzetë organizata dhe individë që advokojnë mbrojtjen e interesit publik, si dhe gazetarë investigativë nga i gjithë rajoni, u bashkuan në këtë koalicion. Koalicioni përbëhet nga organizata nga 10 vende: Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mal i Zi, Rumania dhe Serbia. Koalicioni për Mbrojtjen e Bilbilfryrësve të Evropës Juglindore është nisma e parë rajonale që që i kushtohet përmirësimit të të drejtave dhe mbrojtjes së bilbilfryrësve dhe promovimit të bilbilfryrjes si një mjet efikas kundër korrupsionit. Koalicioni do të shërbejë si një ombrellë për advokim, zhvillim të legjislacionit dhe politikave, mbështetje dhe këshillim për bilbilfryrësit, përmirësim të informimit publik dhe mediatik, si dhe si rrjet për shkëmbim të ekspertizës dhe informacionit.
Ky takim për planifikimin e aktiviteteve të ardhshme që u zhvillua në Beograd u organizua nga Regional Anti–Corruption Initiative (RAI) dhe Blueprint for Free Speech dhe u mbështet nga Regional Cooperation Council (RCC).
Për më tepër lexoni Njoftim per Shtyp – SE Europe WB Coalition dhe Deklarata e Misionit per Koalicionin për Mbrojtjen e Bilbilfryrësve të Evropës Juglindore.