IDM Albania në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë – QKSS organizuan më 24 Nëntor, tryezën e diskutimit mbi ndarjen e përvojave në Reformimin e Policisë.
Garantimi i pavarësisë së policisë nga politika, integriteti dhe etika policore, efektshmëria e mekanizmave të brendshëm vetërregullues, mbikëqyrja e jashtme e policisë ishin fokusi kryesor i debatit.
Pikat kryesore të diskutimit ishin:
- Mekanizmat e përzgjedhjes së titullarëve në institucionet e sigurisë të bazohen në konkurrim mbi bazë kriteresh dhe aftësish dhe jo me emërime politike.
- U evidentua nevoja për fuqizimin e mëtejshëm të procesit rregullator të brendshëm të policisë.
Përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse në takim theksuan rëndësinë e praktikës së planeve të integritetit, të cilat Kosova synon t’i zbatojë në çdo njësi policore. - Monitorimi i zbatimit te planeve të integritetit duhet të jetë prioritet për efektshmërinë e tyre.
- Forcimi i mbikëqyrjes së jashtme të policisë ndihmon në qeverisjen e mirë.
- Diskutantët sollën përvojën reformatore të Policisë së Kosovës që e bën këtë institucion ndër më të besuarit në vend.
Ky diskutim bilateral Shqipëri – Kosovë u zhvillua me pjesëmarrjen e Z. Julian Hodaj, Zëvëndësministër i Brendshëm në Shqipëri, Z. Mefail Bajqinovci, Deputet i Kuvendit të Kosovës, si dhe përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, Policisë së Shtetit, përfaqësuesve të lartë të ministrive përkatëse, agjencive për parandalimin e korrupsionit, agjencive të mbikëqyrjes së policisë, ekspertëve, gazetarëve dhe organizatave të pavarura.
Shkarkoni përmbledhjen e diskutimit këtu.
Kjo nismë e IDM dhe QKSS do të vijojë me takime bilaterale çdo gjashtë muaj me rotacion në Tiranë dhe Prishtinë.