20231124_110814|20231124_110953|20231124_111224|20231124_111826|20231124_112201|20231124_112434|20231124_113215|20231124_114042|20231124_114348|20231124_115536|20231124_115635

Përmbledhje e diskutimit “Ndarja e Përvojave në Reformimin e Policisë” – 24 Nëntor

IDM Albania në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë – QKSS organizuan më 24 Nëntor, tryezën e diskutimit mbi ndarjen e përvojave në Reformimin e Policisë.

Garantimi i pavarësisë së policisë nga politika, integriteti dhe etika policore, efektshmëria e mekanizmave të brendshëm vetërregullues, mbikëqyrja e jashtme e policisë ishin fokusi kryesor i debatit.

Pikat kryesore të diskutimit ishin:

  • Mekanizmat e përzgjedhjes së titullarëve në institucionet e sigurisë të bazohen në konkurrim mbi bazë kriteresh dhe aftësish dhe jo me emërime politike.
  • U evidentua nevoja për fuqizimin e mëtejshëm të procesit rregullator të brendshëm të policisë.
    Përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse në takim theksuan rëndësinë e praktikës së planeve të integritetit, të cilat Kosova synon t’i zbatojë në çdo njësi policore.
  • Monitorimi i zbatimit te planeve të integritetit duhet të jetë prioritet për efektshmërinë e tyre.
  • Forcimi i mbikëqyrjes së jashtme të policisë ndihmon në qeverisjen e mirë.
  • Diskutantët sollën përvojën reformatore të Policisë së Kosovës që e bën këtë institucion ndër më të besuarit në vend.

Ky diskutim bilateral Shqipëri – Kosovë u zhvillua me pjesëmarrjen e Z. Julian Hodaj, Zëvëndësministër i Brendshëm në Shqipëri, Z. Mefail Bajqinovci, Deputet i Kuvendit të Kosovës, si dhe përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, Policisë së Shtetit, përfaqësuesve të lartë të ministrive përkatëse, agjencive për parandalimin e korrupsionit, agjencive të mbikëqyrjes së policisë, ekspertëve, gazetarëve dhe organizatave të pavarura.

Shkarkoni përmbledhjen e diskutimit këtu.

Kjo nismë e IDM dhe QKSS do të vijojë me takime bilaterale çdo gjashtë muaj me rotacion në Tiranë dhe Prishtinë.

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Brezi i rrezikuar- Rritja e dhunës mes të rinjve në Shqipëri

Të dhënat aktuale në Shqipëri tregojnë një tendencë në rritje të përfshirjes së të rinjve në dhunë dhe sjellje kriminale,

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti