Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), pjesë e projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor që zbatohet nga Think for Europe Network (TEN) njofton rihapjen e thirrjes për të gjithë përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, dhomave të tregtisë, akademisë, partnerët socialë dhe aktorët e tjerë shoqërorë për t’u bërë pjesë e Platformës të Konsultimit për Agjendën e Reformave në Shqipëri (N-CoMER).

N-CoMER është një mekanizëm konsultativ që synon të nxisë një dialog të strukturuar, gjithëpërfshirës dhe të mbështetur në të dhëna ndërmjet institucioneve publike dhe aktorëve joqeveritarë, përfshirë OShC-të, dhomat e tregtisë, akademinë dhe palë të tjera të interesuara. Qëllimi është ndjekja dhe monitorimi i zbatimit të Agjendës së Reformave në kuadër të Instrumentit për Reformë dhe Rritje të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Platforma është e hapur për të gjithë aktorët joshtetërorë që kanë përvojë ose interes në zbatimin e Agjendës së Reformave, monitorimin e Planit të Rritjes dhe/ose integrimin evropian. Për më shumë informacion mbi platformën dhe kushtet e thirrjes, ju lutemi referohuni dokumentit shpjegues.

N-CoMER, si një një mekanizëm konsultativ do të përdoret dhe në kuadër të projektit GoEthics 2.0, i cili mbështetet nga Ambasada e Suedisë duke bërë lidhjen e instrumenteve të integritetit me Agjendën e Reformave.

Për t’u bërë pjesë e platformës, plotësoni formularin në linkun e mëposhtëm jo më vonë se 30 mars 2026 Thirrje per shprehje Interesi- N-CoMER

N-CoMER-Albania-Call-for-Expression-of-Interest.pdf