Instituti për Drejtësi dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e tij në lidhje me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 678, datë 30.10.2024, “Për përbërjen, rregullat më të hollësishme të organizimit dhe funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike dhe Këshillit Kombëtar për Sigurinë në Komunitet”.

IDM vëren se vendimi i Këshillit të Ministrave i miratuar nuk reflekton mjaftueshëm nevojën për përfshirjen e qytetarëve dhe nuk ofron mundësitë e duhura për të krijuar një hapësirë të tillë bashkëpunimi dhe përgjegjshmërie publike. Përkundrazi, duket se ky akt rregullator ka një prirje për të centralizuar proceset vendimmarrëse dhe për të reduktuar mundësitë për një angazhim të drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe komunitetit në nivel vendor të sigurisë publike.

Ne vlerësojmë se, për të qenë efektiv dhe i qëndrueshëm, policimi në komunitet duhet të mbështetet mbi një bashkëpunim të ngushtë horizontal dhe që qytetarët të jenë pjesë aktive në proceset gjithëpërfshirëse. Në këtë kuadër, transparenca dhe përfshirja e qytetarëve janë parime themelore për të garantuar llogaridhënie për një administrim të drejtë dhe efikas të sigurisë publike.

Gjithashtu, VKM nuk ndërton mbi modele të suksesshme të provuara në eksperiencën e institucioneve, siç është modeli i Këshillit Vendor të Sigurisë Publike (KVSP) të Bashkisë Elbasan, i cili ka treguar rezultate të mira në përfshirjen e qytetarëve dhe forcimin e partneriteteve multiaktoriale për parandalimin e krimit. Ky model është një shembull praktik i suksesshëm që mund të ofrojë një bazë solide për zhvillimin e politikave të sigurisë publike në nivel lokal.

 

Disa shqetësime që lidhen me modelin e propozuar në vendimin e Këshillit të Ministrave:

 

Propozimet e IDM:

  1. Mbështetje për një model të KVSP që bazohet në gjithëpërfshirje, partneritete shumaktoriale dhe llogaridhënie publike. Një model i tillë ka potencialin të krijojë një mjedis të besueshëm dhe bashkëpunues, ku siguria dhe parandalimi mbeten çështje me bazë të gjerë sociale.
  2. Rishikimi i vendimit të Këshillit të Ministrave: IDM apelon që Qeveria të rishikojë këtë vendim  duke përfshirë elemente të forta të partneriteteve horizontale dhe përfshirjen e qytetarëve në mënyrë aktive në proceset e sigurisë publike, duke u mbështetur në një konsultim real.

 

IDM beson se përpjekjet për të përmirësuar sigurinë publike dhe parandalimin e krimit duhet të jenë të mbështetura mbi një qasje të hapur dhe gjithëpërfshirëse.