“Zhvillimi i një koncepti Kombëtar për Sigurinë Kombëtare” dhe “Vlerësimi i strukturave vendimmarrëse të Sigurisë Kombëtare”

Tryezë e rrumbullakët, 2 dhjetor 2009

Cesa-25 Cesa-26

Tryeza e rrumbullakët e diskutimit mbi zhvillimin e Konceptit të Sigurisë Kombëtare dhe Autoritetin e Sigurisë Kombëtare u organizua në 2 dhjetor 2009. Ajo u ndoq nga 35-40 përfaqësues nga institucionet shtetërorë (Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Brendshme dhe Shërbimet Informative Kombëtare etj), shoqëria civile duke përfshirë OJF mjedisore, ekspertë të pa varur, medien etj. Aktiviteti në fjalë në mënyrë surprizuese tërhoqi vëmendjen e medies dhe disa kanale televizive mbuluan këtë aktivitet.

Fjala hyrëse u mbajt nga Drejtori Ekzekutiv i IDN-së Z. Sotiraq Hroni në lidhje me rëndësinë e studimeve lidhur me strategjinë e sigurisë kombëtare dhe me autoritetin e sigurisë kombëtare. Ai theksoi se studimi synonte dhënien e ekspertizës dhe rritjen e ndërgjegjësimit për informimin e elitave politike, autoriteteve publike, ligjvënësve si edhe opinionin publik në përgjithësi lidhur me ri-konceptualizimin e Strategjisë së vjetër të Sigurisë Kombëtare dhe rishikimin e strukturës institucionale të Autoritetit të Sigurisë Kombëtare. Gjatë sesionit të parë të këtij aktiviteti, dy përfaqësues, autorë të përmbledhjeve të politikave (policy briefs), prezantuan çështjet dhe gjetjet kryesore të këtyre studimeve.

buy zithromax online buy zithromax online generic

 

Z. Arjan Dyrmishi, përmblodhi gjetjet kryesore të studimit referues: Vlerësim i Strukturave Vendimmarrëse të Sigurisë Kombëtare. Ky studim analizon Strukturat Vendimmarrëse të Sigurisë Kombëtare dhe kërkon të vlerësojë se sat ë përshtatshme dhe të mirëkoordinuara janë këto struktura në mënyrë që të gjenerohen politika të qëndrueshme të politikave të sigurisë dhe të garantojë implementimin efikas të tyre.

Z. Enri Hide zhvilloi një përmbledhje të shkurtër të çështjeve kryesore, konkluzioneve dhe rekomandimeve të studimit “Zhvillimi i një Strategjie të Sigurisë Kombëtare”. Ky studim përmbledhës politikash (Policy Brief) fokusohet mbi disa aspekte kryesore që i mungojnë debatit publik, akademik ose politik në Shqipëri lidhur me ri-vlerësimin e strategjisë sonë të sigurisë kombëtare. Ajo gjithashtu synon të rritë ndërgjegjësimin mbi aktorët kryesorë lidhur me këtë çështje.

Pas prezantimit, pasuan diskutime dhe debate të gjalla gjatë sesionit të dytë të aktivitetit. Ish Prokurori i Përgjithshëm dhe në të njëjtën kohë ish- Këshilltari Juridik i Presidentit, Z. Theodhori Sollaku, shprehu disa shqetësime dhe dilema lidhur me zhvillimin e Autoritetit të Sigurisë Kombëtare, duke theksuar situatën kaotike që ekziston aktualisht dhe mungesat në kuadrin konstitucional dhe atë ligjor të cilat duhen korrigjuar. Gazetari i njohur dhe Drejtori i TV ORA News, Alfred Peza ndoqi diskutimet e tryezës së rrumbullakët duke dhënë pikëpamje vlerësuese mbi ri-vlerësimin e komponentit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare sipas vlerësimeve realistë, mbështetur në një analizë të thelluar të gjendjes së sigurisë në Shqipëri. Ai theksoi se përgjithësisht dokumentet e mëparshëm strategjikë që janë hartuar gjatë këtyre 15 viteve të fundit kanë qenë formalë dhe të vështirë për t;u zbatuar për shkak të mungesës së përfshirjes nga institucionet publikë të interesuara. Në të njëjtën kohë ai kritikoi tendencën për të hartuar dokumente strategjikë vetëm gjatë ngjarjeve okazionale dhe bazuar në to në vend që këto dokumente të bazohen tek nevojat dhe tendencat reale. Kol. Foto Duro, nga Forcat e Armatosura, theksoi se FA-të duhet të kenë përgjegjësinë e tyre të limituar në hartimin e strategjive të sigurisë vetëm përsa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me ushtrinë.

Ish Presidenti Z. Rexhep Meidani dha një vlerësim të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund të ri-ndërtohet Autoriteti i Sigurisë Kombëtare në përputhje me sistemin qeverisës që karakterizon Shqipërinë gjatë tranzicionit të saj drejt demokracisë. Pavarësisht kësaj ai theksoi rrezikun se kjo strukturë unike që merret me Sigurinë Kombëtare do të ishte e varur nga ekzekutivi duke neglizhuar kësisoj autoritetin e presidentit çka do të vinte në rrezik balancën e pushteteve.

buy penegra online buy penegra online generic

Pavarësisht kësaj, shumica e pjesëmarrësve ranë dakord se çfarëdo strukture që të ketë, nevojiten rregullime dhe ndryshime ligjore (duke përfshirë këtu edhe ndryshime kushtetuese) për të lejuar një përcaktim më të mirë të detyrave, kompetencave dhe përgjegjësive të Autoritetit të Sigurisë Kombëtare dhe të organizata/institucioneve që varen prej tij. Nga an tjetër Z. Arshi Cela, Profesor në Akademinë Ushtarake në Tiranë, ngriti çështjen që lidhet me ndarjen e pushtetit në politikat e sigurisë dhe atë të boshllëqeve që ekzistojnë në proceset zbatuese. Zv. Drejtori i ShISh-t Z. Ylli Alushi theksoi nevojshmërinë për bashkëpunim ndër-institucional për arritjen e qëllimeve dhe detyrave të përbashkëta lidhur me sigurinë kombëtare. Fjala e tij u ndoq nga diskutimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile Z. Alfred Olli (Ministria e Brendshme), i cili fole rreth koordinimit institucional si një parakusht për përballjen me emergjencat civile.

Z. Xhemal Mato, përfaqësues i organizatave ambientaliste, theksoi nevojshmërinë për të përfshirë në strategjinë e sigurisë kombëtare rreziqet bashkëkohorë që lidhen me faktorët mjedisorë të tillë si ngrohja globale dhe degradimi i mjedisit. Një përfaqësues i Akademisë së Shkencave shtoi gjithashtu rrezikun e sulmeve të kibernetikës si një tjetër çështje e cila përfaqësohet në mënyrë të dobët në dokumentet strategjikë aktualë dhe si rrjedhojë ka nevojë për vëmendje të veçantë në kuadër të dokumenteve strategjikë të cilët vlerësojnë rreziqet dhe kërcënimet e sigurisë kombëtare. Takimi arriti në konkluzionin se iniciativa të tilla janë shumë të dobishme. U ra dakord që IDN-ja do të përgatiste një raport të detajuar bazuar mbi rekomandimet dhe diskutimet e tryezës së rrumbullakët si dhe mbi gjetjet e studimit. Ky raport do t’ju shpërndahet institucioneve shtetërorë kryesorë përgjegjës për qeverisjen dhe zhvillimin e Strategjisë së Ardhshme të Sigurisë që janë përgjegjës për qeverisjen dhe zhvillimin e Strategjisë së Ardhshme të Sigurisë Kombëtare.

buy neurontin online buy neurontin online generi
Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Instituti për Drejtësi dhe Ndërmjetësim (IDM) shpreh shqetësimin e tij në lidhje me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave

Gjatë një fundjave të gjatë nga 17 deri më 19 tetor 2024, në Tiranë, 88 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë

IMG_4503

Prezantohen gjetjet e sondazhit të Opinionit Publik “Besimi në Qeverisje 2023” – Tiranë, 21 maj 2024 – Sot u prezantuan