“WB Reform and Growth Monitor”- një projekt që fuqizon shoqërinë civile për të mbështetur dhe monitoruar zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Shqipëri, në bashkëpunim me TEN – Think for Europe Network, prezanton nismën e re “WB Reform and Growth Monitor”, e cila ka për qëllim fuqizimin e aktorëve joshtetërorë në rajon, për të kontribuar në reformat e parashikuara nga “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.

Kjo nismë do të fokusohet në:

✅ Monitorimin e zbatimit të Agjendës së Reformave dhe projekteve të financuara nga BE-ja

✅ Nxitjen e dialogut shumëpalësh midis shoqërisë civile dhe institucioneve kombëtare, rajonale dhe evropiane

✅ Mbështetjen e 15-20 organizatave të shoqërisë civile për të rritur përfshirjen në advokim

Na ndiqni teksa ndajmë me ju raporte, njohuri, ngjarje, dhe përditësime mbi Planin e Rritjes dhe Agjendën e Reformave në Shqipëri.

Për më tepër, ju ftojmë të lexoni përmbledhjen e detajuar: WB-Reform-and-Growth-Monitor

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Brezi i rrezikuar- Rritja e dhunës mes të rinjve në Shqipëri

Të dhënat aktuale në Shqipëri tregojnë një tendencë në rritje të përfshirjes së të rinjve në dhunë dhe sjellje kriminale,

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti