IDM në kuadër të prjektit rajonal ‘Kompanitë Private të Sigurimit në Ballkanin Perëndimor’ mbështetur nga DCAF, zhvilloi më datë 17 maj 2017, ne Tiranë një tryezë diskutimi për të vlerësuar zbatueshmerinë e Ligjit 75/2014 për ‘Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike dhe Impakti mbi Sektorin Privat të Sigurisë: 2014 -2017’, ndikimin e tij në sektorin privat të sigurisë, si dhe tendencat pozitive apo negative të vërejtura. Kjo tryezë solli së bashku përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Inspektorati Shtetëror i Punës, Agjencisë së Prokurimit Publik, Komisionit të Prokurimit Publik, Shoqatës Shqiptare të Bankave përfaqësues nga shoqëritë privatë të sigurisë, si dhe aktorë të tjerë interesi. Gjatë takimit pjesëmarrësit diskutuan çështje që lidhen drejtpërsëdrejti me zbatimin e Ligjit 75/2014 për ‘Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike dhe Impakti mbi Sektorin Privat të Sigurisë: 2014 -2017’, si dhe çështje që lidhen me prokurimet publike. Në periudhën prej dy vite e gjysmë që nga miratimi i ligjit nuk ka pasur ndryshime apo përmirësime të mëdha në pothuajse asnjë nga fushat që ligji kërkonte të adresonte.
Në fushën e trajnimit dhe certifikimit të personelit nuk ka pasur fare progres. Qendrat private të trajnimit nuk kanë filluar të funksionojnë ende duke bllokuar kështu rrugën për certifikimin e 8000 punonjësve.
Në këtë kuadër, diskutimi mbi buxhetimin, prokurimet, auditimin e performancës dhe integritetin në sektorin e sigurisë në Shqipëri nxori në pah një sërë problematikash lidhur me ligjin të cilat duhet të adresohen në mënyrë që të garantohet zbatueshmëria e nevojshme.
Disa nga gjetjet kryesore mbështetur ne reagimin e pjesëmarrësve në diskutim:
Është e qartë se miratimi i Ligjit 75/2014 nuk ka kontribuar në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në tregun e sigurisë private. Mangësit ose janë të rrënjosura në dispozitat ligjore, (konkretisht futjen e dispozitave dhe afateve të caktuara në ligj pa ndonjë analizë të shëndoshë të zbatueshmërisë dhe rezultatit të tyre), ose vijnë si rezultat i kapaciteteve të dobëta administrative, mungesës së koordinimit ndërmjet institucioneve dhe agjencive të ndryshme, si dhe një mungesë të theksuar mbikëqyrjeje, pothuajse inekzistente. Policia e Shtetit, e cila ka shumicën e kompetencave kontrolluese të KPS, ka përafërsisht vetëm 50 persona përgjegjës për kryerjen e një sërë detyrave të tilla si: licencimi i personelit, i armëve, i mjeteve të transportit, verifikime, kontrolli i zbatimit të detyrimeve kontraktuale, etj. për një numër prej 2721 kontratash.
Në rastin e Inspektoratit të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, situata është disi më pozitiv, pasi kjo agjenci ka rreth 150 persona të angazhuar drejtpërdrejti në kryerjen e detyrave të inspektimit.
Megjithatë, ky fakt nuk ka kontribuar në përmirësimin e situatës në lidhje me përmbushjen e detyrimeve të pagesave dhe të drejtave të punës.
Për t’u theksuar është fakti që ekziston një mungesë koordinimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, ndërkohë që një bashkëpunim i tillë do të ndihmonte në plotësimin e përpjekjeve të tyre të veçanta dhe në arritjen e rezultateve më të mira. Bashkëpunimi mungon, ose nuk është i kënaqshëm edhe midis Policisë së Shtetit, KPS-ve dhe kontraktorit të tyre kryesor, sektorit bankar. Shoqata Shqiptare e Bankave ka bërë thirrje për bashkëpunim më të mirë si një mjet për të bërë masat e sigurisë më efektive. Një faktor tjetër i rëndësishëm i cili ka penguar zbatimin më efikas të ligjit dhe problematikave të diskutuara më sipër, është pamundësia e KPS-ve për t’u organizuar në shoqata aktive dhe efektive.
Çështje të tilla si korrupsioni dhe konkurrenca negative, në të cilën suksesi i një kompanie varet tërësisht nga dështimi i kompanive të tjera të përfshira, sidomos në rastet e prokurimit publik, por edhe në fusha të tjera, mund të trajtoheshin në mënyrë më efikase nëse KPS-së do të ishin të organizuar dhe do të mbronin interesat e tyre në mënyrë kolektive.
Për më tepër informacion shkarkoni dokumentin e plotë: Një vështrim mbi tregun e Sigurisë Private në Shqipëri që nga miratimi i ligjit për Shërbimet Private të Sigurisë Fizike në vitin 2014.
Aktiviteti në media: