Trajnime advokacie me fokus tek bashkëpunimi për zhvillim

Qëllimi i përgjithshëm i projektit “OShC-të e Ballkanit Perëndimor për Zhvillimin Global” për Shqipërinë është të rrisë kapacitetet e OShC-ve lokale për t’u përfshirë në dialogun politik, advokimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi Axhendën Globale.

Në 15-16 dhjetor 2016, IDM organizoi trajnimin e advokacisë së fituesve të granteve në kuadër të Fondit Sllovak të Politikave Publike me lehtësimin e Andrea Cox. Trajnimi kishte për qëllim të rriste kapacitetet e fituesve të granteve në drejtim të planifikimit strategjik të aktiviteteve advokuese dhe implementimin sistematik të tyre.

  Trajnimi u përqëndrua në njohjen e parimeve kryesore të advokimit, analizën e grupeve të interesit, fushatat dhe ciklet e tyre dhe identifikimin e sfidave për një advokim efektiv.

Në 27-28 shkurt 2017, IDM organizoi trajnimin “Advokimi për ndryshimin e politikave” për përfaqësuesit e OShC-ve me lehtësimin e znj Dalina Jashari. Pjesëmarrësit u trajnuan për të përmirësuar mesazhet e tyre advokuese dhe për t’u pajisur me një sërë metodash të advokimit për të përfaqësuar më mirë interesat e tyre drejt aktorëve kombëtarë dhe të BE-së.

Një fokus i veçantë iu dha ndarjes së përvojave dhe know-how nga OShC-të e BE13.

Këto aktivitete janë organizuar në kuadër të projektit “OShC-të e Ballkanit Perëndimor për Zhvillimin Global” financuar nga programi i Asistencës Zyrtare për Zhvillim të Republikës Sllovake, SlovakAid (Nr. SAMRS/2015/ZB2/1/2).

Facebook
LinkedIn

Aktivitete të ngjashme

Brezi i rrezikuar- Rritja e dhunës mes të rinjve në Shqipëri

Të dhënat aktuale në Shqipëri tregojnë një tendencë në rritje të përfshirjes së të rinjve në dhunë dhe sjellje kriminale,

PLATFORMA E DIALOGUT – AGJENDA E REFORMAVE NË SHQIPËRI

Që prej miratimit të Agjendës së Reformave në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria ka hyrë në një etapë të

Thirrje për Shprehje Interesi për Përfshirje në Platformën Konsultuese për Agjendën e Reformave 2024–2027

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal WB Reform and Growth Monitor, që zbatohet nga rrjeti