THIRRJE PËR APLIKIME
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), në kuadër të projektit rajonal SMART Balkans – Shoqëri Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor, shpall thirrje për aplikime për angazhimin e trajnerëve/ekspertëve financiarë që do të kontribuojnë në zhvillimin e Akademisë Financiare për Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri. Kjo Akademi synon të forcojë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile në fushën e menaxhimit financiar, transparencës dhe përputhshmërisë me kërkesat ligjore dhe të donatorëve.
PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT
IDM synon të kontraktojë ekspertë për:
- Hartimin e materialeve didaktike dhe përmbajtjes së moduleve trajnuese, në përputhje me kuadrin ligjor për arsimin për të rritur në Shqipëri;
- Dhënien e trajnimeve për një grup prej rreth 20 zyrtarësh financiarë dhe menaxherësh të OSHC-ve në Shqipëri;
Trajnimet do të zhvillohen për një grup prej rreth 20 specialistësh apo menaxherësh financiarë që punojnë në OSHC-të shqiptare, gjatë periudhës shtator –nëntor 2025.
Kandidatët mund të aplikojnë për një ose më shumë nga modulet e mëposhtme:
- Kuadri ligjor për funksionimin financiar të OSHC-ve
- Hartimi i buxhetit dhe planifikimi financiar
- Kontrolli i brendshëm dhe raportimi financiar
- Menaxhimi financiar i projekteve dhe përputhshmëria me kërkesat e donatorëve
- Tatimi, TVSH-ja dhe procedurat e prokurimit
- Përgatitja për auditim dhe interpretimi i raporteve të auditit
DETYRAT KRYESORE TË TRAJNERIT – Termat e References
- Hartimi i një metodologjie të qartë për çdo modul;
- Bashkëpunimi me ekipin e IDM për të harmonizuar përmbajtjen dhe qasjen metodologjike;
- Hartimi i materialeve të trajnimit, përfshirë programin mësimor, PowerPoint, dhe ushtrime praktike për pjesëmarrësit;
- Dhënia e trajnimeve në Shqipëri në periudhën shtator – nëntor 2025;
- Përgatitja e një raporti përmbledhës pas përfundimit të trajnimit, duke përfshirë konkluzione dhe rekomandime.
DOKUMENTACIONI I KËRKUAR PËR APLIKIM:
Të gjithë aplikuesit duhet të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme në emailin e aplikimit:
- Aneksi 1: Propozimi financiar i ofertuesit, në lekë shqiptare. Çmimi duhet të përfshijë të gjitha kostot (përgatitje, trajnim, taksa dhe detyrime të tjera);
- CV-ja e përditësuar;
- Letër interesi, ku përshkruhet mënyra se si aplikanti plotëson kriteret, përvoja relevante dhe moduli/modulet për të cilat shpreh interes;
- Kodi i Sjelljes i IDM i nënshkruar.
Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
Vlerësimi ofertave zhvillohet sipas pikëzimit më poshtë:
- CV dhe përvoja e aplikuesit – 60%
- Propozimi financiar – 40%
Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj në email me subjektin “SMART Balkans -Trajner për Akademinë e Menaxhimit Financiar për OSHC – Shqipëri” brenda datës 05.09.2025 në adresën e emailit [email protected].